CEO i Ryanair i bën thirrje BE-së: Hiqni kufizimet e kota!

Vendet europiane duhet t’i japin fund kufizimeve “të kota ose joefektive” të udhëtimit tani që Certifikata digjitale e BE-së ka hyrë zyrtarisht në fuqi, tha CEO i Ryanair Michael O’Leary.

Qytetarët e BE-së mund tregojnë një nga 3 provat që kërkohen: prova e vaksinimit, një test negativ PCR ose që janë rikuperuar nga Covid-19. Si pjesë e marrëveshjes midis institucioneve të BE-së , qeveritë hoqën të gjitha kufizimet e udhëtimit, të tilla si karantina.

Sidoqoftë, disa vende kanë marrë masa shtesë që synojnë ruajtjen e shëndetit publik. Këtë javë, Gjermania kufizoi hyrjen e qytetarëve nga Portugalia për shkak të përhapjes së variantit Delta në vend. Portugalia aktualisht është i vetmi shtet anëtar i BE-së në listë. Në listë përfshihet gjithashtu Rusia dhe Mbretëria e Bashkuar.

O’Leary mendon se certifikata digjitale e COVID është një “zhvillim i madh” në krahasim me menaxhimin fillestar të pandemisë nga BE, e cila karakterizohej nga bllokime të rrepta që “minonin besimin në lëvizjen e lirë të qytetarëve brenda Bashkimit Europian”.

Por jo të gjithë janë dakord me diçka të tillë. Linjat ajrore dhe aeroportet më të mëdha të kontinentit kanë paralajmëruar “kaos” dhe radhë të gjata për udhëtarët nëse vendet e BE-së nuk koordinojnë më mirë zbatimin e certifikatës.

Exit mobile version