Çështja e PD në Apel/ Pampuri: Kërkojmë të trajtohet me prioritet si interes për demokracinë, jo thjesht si një çështje e brendshme partiake

Pas zbardhjes së vendimit nga Gjykata e Lartë dhe përcaktimit të trupës së Apelit, në një reagim në profilin e saj në rrjetin social facebook, nënkryetarja e PD-së, Orjola Pampuri, shprehet se i kërkojnë trupës gjykuese që ta trajtojë çështjen e PD me prioritet dhe me profesionalizëm, si interes për demokracinë dhe vendin dhe jo thjesht si një çështje e brendshme partiake.

“Pas më shumë se dy vitesh zvarritjesh të pakuptimta dhe duke qenë se jemi një vit para zgjedhjeve të përgjithshme, është koha që ky diskutim absurd të marrë fund dhe që Partia Demokratike të vijojë e qetë misionin e saj për t’u shndërruar në shpresën që presin shqiptarët. Vetëm një PD e çliruar nga pengmarrja dhe nga përdorimi për interesa vetjake, mund të jetë alternativa e duhur për njerëzit.” – shkruan, veç të tjerash, Pampuri në reagimin e saj.

Më poshtë reagimi i plotë i nënkryetares demokrate:

Pas hedhjes së shortit dhe përcaktimit të trupës gjykuese që do të shqyrtojë në themel çështjen e PD-së, ne i kërkojmë Magjistratëve të Apelit që ta trajtojnë atë me prioritet dhe me profesionalizëm, si interes për demokracinë dhe vendin dhe jo thjesht si një çështje të brendshme partiake.

Pas më shumë se dy vitesh zvarritjesh të pakuptimta dhe duke qenë se jemi një vit para zgjedhjeve të përgjithshme, është koha që ky diskutim të marrë fund dhe që Partia Demokratike të vijojë misionin e saj për t’u shndërruar në shpresën që presin shqiptarët.

Koha kur për interesat personale kërkohet të mbajnë peng një parti politike duhet të marrë fund njëherë e përgjithmonë.

Dhënia fund e diskutimit të statusit të saj do ta çlirojë PD nga pengmarrja dhe nga përdorimi për interesa vetjake, dhe do ti japë mundësi të jetë alternativa e duhur për njerëzi

Artikulli paraprakDW: Të gjitha zonat e mbrojtura në Shqipëri janë në rrezik
Artikulli tjetërMarrëveshja PS-Rithemelimi, Bakiu në Komisionin e Medias: Bëtë spektakël për 5 muaj në Kuvend, turpi ngelet për ata që kanë bërë këto marrëveshje