Çështja Seiti, Bumçi: U eliminua një dëshmitar kyç

Deputeti i PD-së, Aldo Bumçi, është shprehur se bllokimi i seancës parlamentare sot erdhi pasi mazhoranca do që t’i mbyllë gojën opozitës. Sipas tij, përjashtimi i Spahos erdhi pasi ai mori fjalën për procedurë dhe po kërkonte që çështjen e ekstradimit të paligjshëm të Seitit ta fuste në rend dite. Bumçi u shpreh se, çështja më e rëndësishme e kohëve të fundit është ajo e ekstradimit të financierit të Habilajve, pasi sipas informacioneve ai do bëhej i penduar dhe do të zbërthente çështjen Tahiri. “Besoj qytetarët janë njohur, çështja kryesore që shqetëson shqiptarët është ajo e financierit të Habilajve, sepse ky person ishte i gatshëm të bashkëpunonte me drejtësinë. Me këtë bandë është i lidhur Tahiri. Ky person ishte kyç për të zbërthyer bandën dhe zbërthimin e kësaj bande të çonte tek kryeministri Rama. Të jetë shteti që tja heqi Prokurorisë Seitin në shkelje të ligjit dhe Kushtetutës, shteti ka rënë. Spaho kërkoi fjalën që kjo çështje të ishte në rendin e ditës, në momentin që e mori fjalën kryetari e ndërpreu. Për të mos lejuar këtë diskutimin për çështje, Spahon e përjashtuan, ndërmjet dy seancave ka ndodhur një ngjarje e rëndë dhe kërkohej që kryeministri të ishte i pranishëm për këtë ngjarje. Për këtë, ia ndërprenë fjalën, ky është rrënim, eliminim i një dëshmitari. Përgjegjësi kryesor është Edi Rama”, tha Bumçi. Aldo Bumçi tha se, Prokuroria dhe institucionet në varësi të saj si dhe Ministria e Drejtësisë janë kordinuar për të shpëtuar Saimir Tahirin.

Exit mobile version