“Në marrëveshjen mes Tiranës e Athinës ka ndryshime të kufijve. Kjo e ndryshon hartën e Evropës”
Thënja e tillë e komisarit të UE për zgjerim Johanes Hahn është një informim shumë i rëndësishëm dhe natyrisht jashtëzakonisht i dëmshëm për shqiptarët.
Ku është keqkuptimi për të cilin flet sot Brukseli?
Ndryshimi i kufijve dhe kalimi i mbi 1200 kilometra katrorë të hapësirës detare shqiptare nën sovranitetin grek është shumë e dëmshme dhe tejet e rrezikshme për marrëdhëniet shqiptaro-greke.
Ajo çka dihet është se ka një marrëveshje midis dy shteteve. Ndërsa, c’farë ka në të nuk është informuar, perveç deklarates të Hahn, se ajo ka bërë ndryshimin e kufijve midis Shqipërise dhe Greqisë, në llogari të ketij të fundit.
Ky informim tregon se Tirana është duke shkuar në një rrugë të rrezikshme, aspak produktive dhe tepër të dëmshme për shqiptarët.
Nuk ka asnjë arsyetim të Tiranës në çështjen e tillë. Sa eshte reale kjo deklarate e Hahn!
Dihet se Hahn nuk gënjen.
I takon Tiranës te tregon ku është dhe ç’fare marreveshjeje ka bërë me Athinën?
Pse e mbajnë të fshehtë marrëveshjen?
Jane këto çështje shumë ogurzeza dhe tregojnë se ka humbje të territorit të hapësirës shqiptare.
Dhe këtu nuk ka arsyetim.