Çfarë do të ndodhë me ministrin e Jashtëm? Meta rrëfen vizitën e Ramës në Presidencë

Moderatori Adi Krasta pyeti në emisionin “A-Show” në News24, Presidentin Ilir Meta nëse ka pasur një reagim nga kryeministri Edi Rama lidhur me mosdekretimin e largimit të Bushatit dhe zëvendësimin e Cakajt në ministrinë e jashtme.
Krasta gjithashtu pyeti Kreun e Shtetit në Rama sillet ndryshe jashtë kamerave.
Gazetari: A ka reaguar kryeministri Rama ndaj mosdekretimit të shkarkimit të Bushatit dhe pritjes për të bërë një ‘vetting’ ndaj ministrit Cakaj?
Presidenti Meta: Nuk ka pasur ndonjë arsye të reagojë. Ne kemi bërë një bisedë në mbrëmjen e 4 janarit, kur ai ka kërkuar takim për të paraqitur dekretet. Ka dhënë edhe disa shpjegime të tij, përveç materialeve shoqëruese për propozimet.
Gazetari: Ku e bëtë këtë takim?
Presidenti Meta: Këtu, ku jemi bashkë, në zyrën time.
Gazetari: A është ndryshe zoti Rama këtu në takim me ju nga performanca që ai ka zakonisht në publik, në televizion?
Presidenti Meta: Jo, unë nuk kam asnjë ankesë për sjelljen.
Gazetari: Jo, jo ankesa. A është ndryshe?
Presidenti Meta: Sigurisht që këtu është shumë mirëkuptues dhe bashkëpunues.
Gazetari: A ka frikë ai nga ju?
Presidenti Meta: Nuk besoj se është çështje frike. Është…
Gazetari: A ka momente servilizmi?
Presidenti Meta: Nuk besoj dhe nuk ka asnjë arsye.
Gazetari: A mund të thotë” “Ilir, shiko, ne mund ta themi këtë, por midis nesh? Kjo është kështu, dhe le ta mbyllim këtu e të themi që ta bëjmë apo mos ta bëjmë?”
Presidenti Meta: Mendoj se takimet janë tepër korrekte.
Gazetari: Kam idenë se më duhet të afrohem edhe pak, siç po shoh.
Presidenti Meta: Por jo edhe më shumë!

Artikulli paraprakZbulohet mashtrimi i Ramës, sekretaritë e universiteteve: Studentët të paguajnë vlerën e plotë të tarifës!
Artikulli tjetërMeta: Protestat janë një lajm i mirë!