Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka bërë një postim në rrjetin social Facebook ku paralajmëron Kryeministrin Edi Rama për diçka që do të ndodhë ditën e nesërme.
Sipas saj Kryeministri duhet të bëjë durim.
“Durim, Edi! Nesër ta shpjegoj “gjerë e gjatë” fabrikën e parave. Durim deri nesër…!”, shkruan Kryemadhi.
Ndërkohë kujtojmë se marrëdhënia e Kryemadhit me Kryeministrin Edi Rama është e prishur prej kohësh dhe sulmet e tilla nga rrjetet sociale nuk janë më të pazakonta.