Çfarë e lidh Gabrielin me gruan e Kryeministrit?

Deklaratat e ministrit të Jashtëm gjerman në Tiranë, Sigmar Gabriel, pak ditë më parë, habitën jo pak politikën në vend, por edhe ndërkombëtarët.
Deklaratat e tij bënë që shërbimi në shqip i agjencisë gjermane “Dojçe Vele”, pyeti zyrtarisht Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, nëse deklaratat e tij ishin shtetërore apo private shkruan “syri.net”.
Por ditë pas kësaj vizite janë zbardhur edhe detaje të reja në lidhje me vizitën e Gabriel në Tiranë.
Ministri gjerman mësohet se ishte i shoqëruar në Tiranë nga bashkëshorti i ish-aktores shqiptare, Ema Ndoja.
Kjo e fundit është e martuar me ish-politikanin gjerman, Rezzo Schlauch, i cili është edhe anëtar i bordit të ABI Bank në Tiranë dhe një lobist i fuqishëm në politikën gjermane për Edi Ramën.
Ema Ndoja njihet edhe si ish-e dashura e Edi Ramës.
Nga ana tjetër, Rezzo Schlauch si ish-politikan me lidhje të forta në Berlin, mësohet se bën lobingun më të fortë për Ramën në Berlin. Ai sot është në bordin e ABI Bank bashkë me Linda Ramën.
Ish-diplomati i majtë gjerman, Rezzo Schlauch, prej më shumë se një viti është dhe në bordin drejtues të një banke të nivelit të dytë në Shqipëri, bashkë me bashkëshorten e kryeministrit, Linda Rama. Natyrshëm lind pyetja se çfarë e lidh një ish-diplomat gjerman me një bankë të nivelit të dytë që operon në Shqipëri? Ndoshta nuk është dhe aq e rastësishme dhe vendosja e tij në të njëjtin bord me bashkëshorten e kryeministrit. E kaluara e zotit Schlausch me ligjin nuk është dhe aq për t’u admiruar, aq më shumë kur bëhet fjalë për një bankë, të cilën e zotëron një kompani me kapitale të dyshimta në Ukrainë, vend ku ka operuar dhe kompania ku ai ishte avokat deri në vitin 2013. Dokumentet e nxjerra në mediat shqiptare, tregojnë se pronarët indirekt të ABI Bank, janë regjistruar në një zonë offshore. Kështu NCH Balkan Fund, L.P është shoqëri me përgjegjësi të kufizuar e regjistruar në Ishujt Cayman me numër regjistri MC-15214. Në po të njëjtin vend, pra në Ishujt Cayman është regjistruar edhe kompania tjetër që ka në bashkëpronësi “Tranzit” sh.p.k, New Century Holdings XI, L.P, e cila ka si numër regjistri CR-10711. Këto dy kompani, bashkë me një shtetas shqiptar që është aksioner në kompaninë “Tranzit” dhe administrator në ABI Bank, në vitin 2009 vendosën të krijojnë në Shqipëri kompaninë Tranzit. Kjo kompani ka si objektiv të aktivitetit të saj të ofrojë kredi personave fizikë dhe juridikë, faktoringu, qiraja financiare (leasingu), këshillimi dhe shërbime ndërmjetësimi. Veç kësaj, në përputhje me legjislacionin shqiptar, Tranzit mund të kryejë çdo veprimtari të lidhur drejtpërdrejt ose jo drejtpërdrejt, që vjen si pasojë ose që është e lidhur me veprimtaritë e mësipërme.

Lobisti i Ramës në bordin e ABI Bank

Në shtator të vitit 2015 bëhet kalimi i pronësisë së Credit Agricole tek Tranzit shpk, emërohet bordi i ri i bankës dhe ajo riquhet Banka Amerikane e Investimeve sh.a. Më 17 tetor 2015, Banka e Shqipërisë autorizon kalimin e kuotave 100 për qind tek Tranzit shpk. Presidenti ri i bordit u emërua Lorenzo Roncario, 84-vjeçari italo-amerikan, banues në Panama, konsull nderi i Uruguajt në Tiranë, ish-drejtues ekzekutiv i Bankës Amerikane të Shqipërisë e më herët i ING Italia. Drejtori ekzekutiv u emërua Andi Ballta dhe anëtarë të bordit Armand Muharremi (ish-KPMG Shqipëri), Mark Crawford (President i Dhomës amerikane të Tregtisë në Tiranë) dhe Rezzo Schlauch (kryetar i grupit të Partisë së Gjelbërt në Bundestag, ish-nënsekretar në qeverinë gjermane, konsull nderi i Shqipërisë në Stokardë, i martuar me një aktore shqiptare.) Prania në këshill e Rezzo Schlauch dhe lidhja me Rusinë, sjell skemat tipike të rrethit të Fondacionit Soros, që në fakt shumë blogje gjermane ia veshin zotit Schlauch, zoti Bodo Hombach, zotit Michael Stainer dhe politikanëve të tjerë gjermanë të së majtës jeshile, që kanë kaluar në misione diplomatike dhe financiare delikate në Ballkan. Banka ABI merr menjëherë shumë çmime “institucionale” nga qeveria shqiptare dhe Bashkia e Tiranës, edhe pse nuk duket se ka zhvilluar ndonjë biznes të madh, duke parë që nga blerja e bankës vetëm të ardhurat janë rritur me 63 milionë euro, pothuajse me 50 për qind, ndërsa çdo gjë tjetër ka mbetur e pandryshuar. Sipas informacionit të publikuar nga uebi i NHC-së, Banka ABI mund të veprojë edhe si depozitë për fondet e kontrolluara nga NHC. Dhe kjo mund të shpjegojë rritjet e papritura të të ardhurave, duke pasur pronësinë e bankës drejton drejt saj likuiditetin e fondeve që administron.

Artikulli paraprakUkrainë, nis procesi gjyqësor kundër Viktor Janukoviçit
Artikulli tjetërBerisha: Më 7 maj, Kavaja firmos edhe një herë fitoren e demokracisë