Shkruan Anne O. Krueger
Edhe përpara se komuniteti të fillonte të mbështeste liderin e opozitës së Venezuelës, Juan Guaido, presidenti i përkohshëm i vendit, Nicolas Maduro, po mbetej pa rrugëzgjidhje. Tani është e qartë se regjimi çavist nuk mund të mbijetojë dhe se vendi do të ketë nevojë për ndihma të mëdha humanitare dhe mbështetje financiare pasi ky regjim të bjerë.
Bota ka dëshmuar shumë rënie të mprehta ekonomike gjatë viteve, por rasti i Venezuelës është padyshim një nga më të këqijtë deri tani. Vendi ka përjetuar një humbje të GDP-së reale (të rregulluar nga inflacioni) më të madh sesa ai i shumicës së vendeve të shkatërruara nga lufta gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe norma e inflacionit pritet të arrijë në 10,000,000% këtë vit. Kursi zyrtar i këmbimit zhvlerësohet aq shpejt, saqë një kuotë ka humbur kuptimin e saj deri në çastin që publikohet.
Në këto kushte, ushqimi – 90% i të cilit duhet të importohet – është aq i pakët sa që një venezuelian mesatar vlerësohet të ketë humbur 10.9 kilogramë; dhe rreth 3 milionë venezuelianë (që përfaqësojnë rreth 10% të popullsisë) kanë ikur. Ndërprerjet e energjisë, mungesa e ujit dhe ilaçeve dhe afër uria kanë qenë karakteristika të vazhdueshme të sundimit brutal dhe të paaftë të presidentit Nicolas Maduro.
Deri në vitet 1960, GDP-ja për kokë banori e Venezuelës ishte më e larta në Amerikën Latine, rreth 80% e asaj të Shteteve të Bashkuara. Sot ajo është nën 30% dhe gjithashtu shumë më poshtë se ajo e Kilit, Brazilit, Meksikës dhe Kolumbisë. Për krahasim, në vitin 1990, GDP-ja për kokë banori e Kolumbisë ishte sa rreth gjysma e asaj të Venezuelës.
Me rezervat më të mëdha të naftës në botë, Venezuela mbështetet te hidrokarburet për më shumë se 90% të fitimeve të saj nga eksportet. Por prodhimi i saj i naftës ka rënë nga j rreth 3.5 milion fuçi në ditë që ishte në fund të viteve 1990 në rreth 1.3 milionë që ishte në vitin 2018, me prodhimin që pritet të bjerë në 700,000 në dy vitet e ardhshme.
Në fakt, edhe kur çmimi i naftës ka qenë në rritje, prodhimi i vendit ka rënë, për shkak të mungesës së mirëmbajtjes dhe investimit, vjedhjes së materialit, emërimit të aleatëve ushtarakë pa eksperiencë të Maduros si menaxherë dhe largimit të punëtorëve të naftës të cilët mund të fitojnë shumë më tepër diku tjetër.
Një punëtor nafte në Petróleos de Venezuela, S.A. (PDVSA), kompania shtetërore e naftës, së fundmi tha për Ëall Street Journal se ai fiton rreth 8.00 dollarë amerikanë në muaj, i përshtatur për paritetin e fuqisë blerëse.
Situata e Venezuelës kryesisht është vetë-shkaktuar. Pavarësisht nga rritja e çmimeve të naftës, regjimi çavist lejoi që deficitet fiskale të rriten në 24% të GDP-së në vitin 2014. Dhe që kur çmimet e naftës ishin ende pranë kulmit të tyre atë vit, këto deficite janë financuar nga shtypja e parave, duke e përshpejtuar inflacionin. Për t’i përkeqësuar akoma më shumë gjërat, qeveria ka imponuar kontrolle aq të rënda çmimesh, saqë shitësit duhet t’i shesin mallrat e tyre me humbje.
Përtej këtyre përpjekjeve të ngathët për të rregulluar aktivitetin ekonomik, goditja gjithnjë e më brutale e regjimit ndaj mospajtimit dhe erozionit të institucioneve demokratike të vendit i ka përkeqësuar akoma më shumë gjërat. Nën vëzhgimin e Maduros, shërbimet bazë kanë pushuar së funksionuari. Në vitin 2016, punëtorëve të qeverisë iu tha të paraqiteshin në punë vetëm dy ditë në javë për të kursyer energjinë elektrike. Vendi gjithsesi vuajti ndërprerje masive të energjisë gjithsesi.
Në janar, Maduro mori mandatin e tij të dytë pasi fitoi duke mashtruar zgjedhjet presidenciale majin e kaluar. Si përgjigje, shumë vende të Amerikës Latine, së bashku me Kanadanë, SHBA-në dhe disa vende anëtare të Bashkimit Europian, kanë njohur kryetarin e Asamblesë Kombëtare, Juan Guaidó, si presidentin legjitim të Venezuelës, në përputhje me linjën kushtetuese të vendit. Përveç kësaj, SHBA-ja, një treg i madh për eksportet e naftës nga Venezuela, ka sanksionuar regjimin e Maduros, ka ngrirë llogaritë bankare dhe i ka drejtuar pagesat nga kompanitë amerikane për naftën venezueliane në një llogari të re bankare që do të vihet në dispozicion të Guaidos.
I gjendur përballë protestave masive, Maduro ka vazhduar të përdorë kanosjen, burgosjen dhe urinë për figurat e opozitës, ndërkohë që korrupton liderët ushtarakë për të pasur mbështetjen e tyre. Megjithatë, çështja nuk është nëse Maduro mund të vazhdojë të qëndrojë në krye të shtetit, por edhe për sa kohë mund ta bëjë këtë. Regjimi i tij nuk mund të zgjasë pafundësisht dhe, kur të bjerë, Venezuela do të ketë nevoja urgjente.
Si fillim, vendi do të kërkojë ndihmë humanitare në një shkallë të gjerë. Spitalet duhet të rifurnizohen, shkollat të rihapen dhe transporti publik dhe shërbime të tjera jetike do të duhet të restaurohen. Dhe ushqimi duhet të vihet në dispozicion për një popullsi shumë të kequshqyer.
Në të njëjtën kohë, Venezuela do të ketë nevojë për reforma për t’i dhënë fund inflacionit të madh, rivendosje të stabilitetit makroekonomik dhe të ringjallë aktivitetin ekonomik. Ajo do të kërkojë gjithashtu mbështetje financiare për importim të furnizimeve dhe riparim të makinerive dhe pajisjeve. Kjo vlen jo vetëm për prodhimin e naftës, por për të gjithë sektorët ekonomikë.
Rindërtimi i Venezuelës do të jetë një proces i gjatë. Në kohë lufte, prodhimi tenton të bjerë, sepse armiku nxjerr jashtë funksioni infrastrukturën kryesore siç janë linjat hekurudhore dhe ndërtesat për prodhimin e energjisë elektrike. Në Venezuelë duket sikur vendi ka zhvilluar një luftë të ashpër me veten e tij. Qendrat vitale operative nuk funksionojnë sepse mirëmbajtja rutinë është lënë pas dore dhe nuk ka pasur investime për më shumë se një dekadë.
Pra, sfida është të rivendoset një mjedis makroekonomik dhe një klimë biznesi e qëndrueshme ndërkohë duke përmirësuar njëkohësisht shumë qytetarë venezuelianë, në mënyrë që ata të vazhdojnë të mbështesin reformat politike. Kjo nuk do të ishte e lehtë edhe në një vend që ka qenë shumë më pak i rrënuar sesa Venezuela.
Shpresojmë që liderët e ardhshëm të Venezuelës dhe komuniteti ndërkombëtar të kuptojnë natyrën e kësaj sfide dhe të ndërmarrin hapat e nevojshëm për të ruajtur paqen sociale gjatë rindërtimit. Venezuelianët më në fund mund të shohin dritë në fund të tunelit. Por ditë të vështira i presin
Anne O. Krueger
Anne O. Krueger, ish-ekonomiste e Bankës Botërore dhe ish-zv/drejtoresha e parë e Fondit Monetar Ndërkombëtar, është profesoreshë e Ekonomisë Ndërkombëtare në School of Advanced International Studies dhe Johns Hopkins University.