Çfarë i duhet Shqipërisë një kryeministër si ky aktuali?!

Nga Spartak Ngjela

Kurrë mos e lini Shqipërinë! Kurrë!

Ky është atdheu ynë. Largimin tonë nga Shqipëria e duan pushuesit e territoreve shqiprare.

Kudo në Ballkan ka pasur dhe ka antishqiptarizëm që ushtrohet nga pushtuesit e territoreve shqiptare.

Dhe shteti shqiptar sillet si i huaj.

Dhe gjithkush duhet ta dijë se:

Shqipëria shtrihet gjeografikisht nga Tirana në Prishtinë, nga Prishtina në Grykës. Nga Tirana në Shkodër, në Plavë – nga Palva në Senicë – në Pejë e Grykës. Nga Tirana në Janinë, në Prevezë e në Artë. Nga Tirana në Korçë, e nga Korça në Follorimë, në Prelep, në Kostur, në Manasitir, dhe në Shkup.

Por në Shqipëri, pas Ismail Qemalit, nuk ka pasur më një kryeministër të tillë.

E çfarë i duhej Shqipërisë të drejtohej nga këta lapaculë antishqiptarë që erdhën në pushtet në vitin 1992, si çlirimtarë, por që dashurinë për atdheun e kishin lënë në Beograd dhe në Athinë, apo edhe në Moskë.

Domethënë tek pushtuesit tanë shekullorë. Turp!

Po shqiptarët kështu do rrinë?

Po kryeministri aktual: ky, ku kullot?

E ç’rëndësi ka se ku ka kullotur ky, se emigrant ka qenë, por e ka kuptuar tani që ai është kryeministër i popullit më të vjetër të Evropës?

E di ky kryeministër se lavdinë e Romës dhe të Bizantit e kanë drejtuar princa dhe gjeneralët e mëdhenj arvanitas e arbërorë?

E di ky që gjuha shqipe sot është vërtetuar se ajo është baza e qytetërimit evropian?

E di ky që gjuha e Hometit te Iliada shpjegohet vetëm me gjuhën shqipe?

E di ky që gjuhëtarët e mëdhenj albanologë kanë gjetur 1000 fjalë të Shqipes së sotme te Iliada e Homerit?

E di ky që ato naivitete me ligësi antishqiptare që ka dëgjuar nga antishqiptarët shekullorë në Paris, nuk i përfill më historiografia aktuale dhe me to tallet më shumë historiografia amerikane dhe ajo gjermane?

Po i di, bravo i qoftë.

Por, nëse nuk i di; duhet t’i mësojë, se nuk po drejton një shoqëri anonime, por themeluesit e Romës si perandori, themeluesit e Bizantit si perandori dhe themeluesit e dy shteteve shqiptare në Gadishullin Ilirik, që në fakt ka qenë Gadishulli tyre, por që një i tillë po bëhet edhe sot.

Gjithkush duhet ta dijë se:

Çdo kryeministër që drejtohet nga shqiptaria si histori, si karakter dhe si intelekt, do të mbetet një vlerë historike në historinë e Arbërisë Moderne, si shtet ky, që do të mbajë brenda vetes: Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Çamërinë.

Prisni dhe shikoni…

Exit mobile version