Çfarë ishte shiriti në xhaketën e Pep që alarmoi policinë, kontrollohet dy herë avioni i tij privat

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, është akuzuar nga Federata Angleze e Futbollit se ka shkelur kodin e veshjesh dhe se ka mbajtur një simbol që përfaqëson një mesazh politik. Federata ka bërë të ditur në një deklaratë për shtyp se shiriti i verdhë i mbajtur nga ish-trajneri i Barcelona-s në xhaketën e tij, në mbështetje të të burgosurve politikë katalanas është një shkelje e kodit të veshjes. Guardiola, ekipi i të cilit do të ndeshet me Arsenal në finalen e Kupës së Ligës të dielën, ka kohë deri të hënën, në orën 19:00, për t’ju kundërpërgjigjur akuzës.
Por problemet e trajnerit spanjoll nuk kanë mbaruar me kaq. Policica spanjolle, në fakt, ka kontrolluar të paktën dy herë në javët e fundit avionin e tij privat pasi mendohej se aty ishte fshehur ish-presidenti katalanas, Carles Puigdemont, i cili është arratisur prej tre muajsh në Belgjikë dhe për të cilin qeveria spanjolle ka nxjerrë një urdhër arresti pasi ai deklaoi pavarësinë e Barcelona-s.
Guardiola, ish-trajner dhe trajner i “Blaugrana”-ve, me të cilët ka fituar tri herë Champions League, është një mbështetës i bindur i pavarësisë së Katalonjës. Sipas “Rac1”, radioja iberike që ka dhënë lajmin, Guardia Civil ka kontrolluar edhe makinën e vajzës së Guardiola-s në aeroportin e Barcelona-s, “El PRat”, gjithmonë për të parë nëse mund të ishte i fshehur presidenti katalanas.

Conte sfidon Mourinhon
Pas një muaji janar të mbushur me polemika dhe akuza, të dielën pasdite Jose Mourinho dhe Antonio Conte do të kenë mundësi të përballen dhe hakmerren sërish mes njëri-tjetrit, këtë herë jo me deklarata por në fushë. Në “Old Trafford” do të luhet sfida më e rëndësishme e kësaj jave në Premier League, mes Manchester United dhe Chelsea, dy skuadra që duelojnë për një vend në Champions League. Por, mbi të gjitha, do të përballen dy trajnerë që nuk e duan aspak njëri-tjetrin dhe që muajt e fundit nuk kanë përtuar të përdorin fjalorin e rëndë mes tyre.
Por çdo të ndodhë të dielën, para se të nisë sfida? Antonio Conte është i qartë: “Ajo që ka ndodhur i përket të shkuarës, çfarë kishim për të thënë i thamë. T’i jap dorën Mourinho? Nuk më intereson kjo çështje”, tha trajneri italian i Chelsea. Mjaft diplomat edhe Muorinho, që nga ana e tij tha: “Nuk dua të flas për atë çështje. Chelsea ka një trajner të mirë, një skuadër fantastike dhe kjo ka më shumë rëndësi për mua”, tha portugezi. Pra, asnjë akuzë apo fyerje në prag të duelit të madh, situata duket e qetë edhe pse është e qartë që Conte dhe Mourinho e urrejnë njëri-tjetrin.

Exit mobile version