Një kriptomonedhë, kripto-monedhë ose kripto është një monedhë dixhitale e krijuar për të punuar si një mjet këmbimi përmes një rrjeti kompjuterik që nuk mbështetet në ndonjë autoritet qendror, si qeveria ose banka, për ta mbështetur ose mbajtur atë.
Është një sistem i decentralizuar për të verifikuar që palët në një transaksion kanë paratë që pretendojnë se i kanë, duke eliminuar nevojën për ndërmjetësues tradicionalë, si bankat, kur fondet transferohen midis dy subjekteve.
Pavarësisht nga emri i tyre, kriptovalutat nuk konsiderohen si monedha në kuptimin tradicional dhe ndërkohë që janë aplikuar trajtime të ndryshme për to, duke përfshirë klasifikimin si mallra, letra me vlerë dhe monedha, kriptovalutat përgjithësisht shihen si një klasë e veçantë aktivesh në praktikë. Disa skema kriptosh përdorin vërtetues për të ruajtur kriptomonedhën.
Në një model të provës së aksioneve, pronarët vendosin argumentet e tyre si kolateral. Në këmbim, ata marrin autoritet mbi tokenin në përpjesëtim me shumën që aksionojnë.
Në përgjithësi, këta pjesëmarrës të tokenit marrin pronësi shtesë në token me kalimin e kohës nëpërmjet tarifave të rrjetit, argumenteve të sapokrijuara ose mekanizmave të tjerë të tillë shpërblimi.
Kriptomonedha nuk ekziston në formë fizike (si paratë e letrës) dhe zakonisht nuk lëshohet nga një autoritet qendror. Kriptomonedhat zakonisht përdorin kontroll të decentralizuar në krahasim me një monedhë dixhitale të bankës qendrore (CBDC).
Kur një kriptomonedhë prodhohet, ose krijohet para emetimit, ose lëshohet nga një emetues i vetëm, ajo përgjithësisht konsiderohet e centralizuar. Kur zbatohet me kontroll të decentralizuar, çdo kriptovalutë funksionon përmes teknologjisë së librit të shpërndarë, zakonisht një blockchain, që shërben si një bazë të dhënash të transaksioneve financiare publike.
Kriptovaluta e parë ishte Bitcoin, e cila u lëshua për herë të parë si softuer me burim të hapur në vitin 2009.
Që nga marsi 2022, kishte më shumë se 9,000 kriptomonedha të tjera në treg, nga të cilat më shumë se 70 kishin një kapital tregu që kalonte 1 miliard dollarë.
Sa të sigurta janë kriptot?
Pikërisht këtu është pjesa ku kriptomonedhat ndryshojnë nga cdo formë tjetër pagese.
E gjitha ka të bëje me mënyrën se si sistemi që kriptomonedhat jan ndërtuar funksionon.
Të gjithë e kemi dëgjuar për teknologjine blockchain, por një shpjegim i thjesht është i vështirë të gjëndet.
Por mund ta shpjegojme me pak fjale. Kriptomonedha nuk është asgje tjetër vecse një listë me të gjitha balancat dhe transaksionet e të gjithë përdoruesve, e ruajtur në mijëra kompjutera të quajtura “Verifikues”, kto jan kompjutera që detyrën e tyre është të ruajn këtë dokument me historikun e transaksioneve.
Sa herë një transaksion i ri ndodh ai bashkohet me transaksione të tjera dhe formojnë nje bllok.
Ky bllok më pas bashkohet me të gjithë zinxhirin e blloqeve duke ndërtuar kështu nje zinxhir me transaksione të njohur si BlockChain.
Siguria në këtë sistem qëndron në faktin që cdo bllok mban brënda tij dhe informacionet e bllokut paraardhës, që me fjal të tjera do të thot që nje ndrryshim me qëllime të këqia nuk mund te ndodhi pasi do të duheshe të ndrryshoheshe i gjith zinxhiri.
Por Satoshi Nakamoto, krijuesi i Bitcoin e mendoj dhe këtë dhe për këtë arsye ai vendosi që ky dokument te ruheshe në më shum se 1 kompjuter, më saktë në të gjith paisjet verifikuese, Duke e bër të pamundur ndrryshimin e zinxhirit, pasi zinxhiri nuk do tu verifikonte nga sistemi. Për të ndrryshuar zinxhirin do të nevoiteshin mbi 51% e verifikuesve të ishin te korruptuar, Duke e bërë këtë sistem 100% jo të centralizuar apo kontrrolluar nga 1 dorë e vetme ashtu sic ndodh me CBDC.
Problemet me sigurinë lindin për shkak të mos informimit, ku shkaktari i vetëm është hakerimi i paisjeve ku ju ruani celësin sekret për aksesimin e kriptomonedhave.
Shqipëri
Në Shqipëri për të prodhuar kriptomonedha duhet të kesh një licencë. Por deri më tani nuk ka asnjë të dhënë dhe ndërkohë nga ana tjetër, për vitin 2024 policia e shtetit ka kryer disa operacione duke arrestuar persona që merreshim me monedhën virtuale.
Shqipëria ka miratuar ligjin 66\2020, në 21 maj të vitit 2020 në të cilën ka bërë dhe një rregullim ligjor me mënyrën e transaksionit me mënyrën e krijimit të burasve dhe personave që do merren me krijimin e tyre, që janë dhe agjentë të tregtimit. Ky është një hap shumë cilësor dhe avangard në Europë, mjaftoj t’u përmend që ne ishim të tretët në Europë që kemi bërë një ligj të tillë për kriptomonedhat, dhe ky ligj për tu vënë në zbatim ka nevojë dhe për aktet nënligjore”, shprehet Indrit Sefa, jurist.
Ligji shqiptar përcakton qartësisht se të prodhosh kriptomonedha duhet më parë të marrësh liçensën për këtë veprimtari. Mbikëqyrjen e këtij tregu e bën Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare dhe AKSHI. “Unpublished” iu drejtua me një shkresë zyrtare AMF, për të parë sa liçensa të tilla janë dhënë deri tani.
“Deri tani, pranë Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare nuk ka mbërritur asnjë kërkesë për licencim në bazë të Ligjit nr. 66/2020 “Për tregjet financiare të bazuara në teknologjinë e regjistrave të shpërndarë”, thuhet në përgjigjen e AMF.
Shba
Donald Trump pas betimit të tij si president, është një nga njerëzit më të pasur në botë pas lançimit të kriptomonedhës prej 43 miliardë dollarësh.
Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump lançoi kriptomonedhën e tij të parë, një “meme coin” e quajtur $TRUMP, e cila që nga starti është bërë kriptomonedha e 19-të më e madhe.
Bitcoin
Bitcoin është një kriptovalutë dhe një sistem pagese në mbarë botën. Eshtë monedha e parë dixhitale e decentralizuar.
Bitcoin u shpik nga një person i panjohur ose grup njerëzish nën emrin Satoshi Nakamoto dhe u lirua si softuer me kod të hapur në vitin 2009. Bitcoins janë krijuar si shpërblim për një proces të njohur si miniera (mining). Ato mund të shkëmbehen për monedha të tjera, produkte dhe shërbime. Që nga shkurti i vitit 2015, mbi 100,000 tregtarë dhe shitës pranuan bitcoin si pagesë. Hulumtimet e prodhuara nga Universiteti i Kembrixhit vlerësojnë se në vitin 2017 ekzistojnë 2.9-5.8 milion përdorues unikë duke përdorur një portofol (wallet), shumica e të cilëve përdorin bitcoin (kriptmonedhën).
Kush po përdor Bitcoin?
Çdokush mund të përdorë, blejë dhe shesë Bitcoin përmes platformave dhe aplikacioneve të shkëmbimit të kriptovalutave.
Por nëse nuk keni dhjetëra mijëra euro vetëm tani, nuk ka gjasa të keni mundësi të blini edhe një token Bitcoin.
Kriptomonedhat dhe grupet kriminale
Krahas luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, një vend të veçantë në betejat e drejtësisë zë edhe pastrimi i parave përmes kriptovalutave.
Me qëllim moslejimin e avancimit të pastrimit të parave nëpërmjet këtyre metodave në dukje të sofistikuara, është e nevojshme ndërmarrja e hapave parandalues.
Sigurisht, pastrimi i parave përmes kriptovalutave kërkon njohje të mirë të procesit më të rëndësishëm për mekanizmin e pastrimit të parave, “layering”.
Ky proces është një hap kyç në pastrimin e parave, duke e bërë të vështirë për autoritetet të gjurmojnë burimin e vërtetë të fondeve.
Në Shqipëri, grupet kriminale po përdorin kriptomonedhat për të transferuar para jashtë vendit, për të blerë mallra të paligjshme dhe për të financuar operacione të ndryshme të krimit të organizuar.
Teknologjia e avancuar dhe anonimiteti që ofrojnë këto valuta digjitale kanë krijuar një terren ideal për krimin e organizuar që kërkojnë të fshehin burimet e fondeve të tyre dhe të financojnë operacionet e tyre të paligjshme. Duket sikur e vetmja rrugë për t’u përballur me këtë sfidë të re është bashkëpunimi i gjerë me qëllim zhvillimin e një strategjie sa më të imët filtrimi të parave që konvertohen apo që kthehen në vend.
Së fundmi në Shqipëri janë konfiskuar miliona euro kripto nga grupet kriminale, tregues ky se ka filluar një përdorim masiv.
Bota drejt Kriptos
Megjithatë faktori bazë mbetet zhvillimi teknologjik që përkon me mënyrën dixhitale që po avancon dhe kripto.
Sa më tej të shkojnë avancimet e mëdha teknologjike, aq më shumë pritet ndryshime në tregun e madh global ekonomik.
*Artikull nga Alfapress.al