Çfarë la pas regjimi i Assad / Sirianët në kërkim të zhdukurve në burgjet nëntokësore, gjenden 40 të vdekur në spital nga torturat

Assadi ra, rebelët morën pushtetin dhe sirianët filluan të kërkojnë për të afërmit e tyre që i burgosi regjimi i Assad.

 

Gjatë viteve të diktaturës së Asadit, shumë banorë u zhdukën. Kushdo që nuk ishte dakord me regjimin përfundonte në burgje.

Por tashmë me rrëzimin e Assad të burgosurit më në fund po shohin dritën e diellit dhe ajo që është konstatuar janë dhuna barbare dhe torturat që ata kanë përjetuar në burgje.

Burgu famëkeq Saidnaya, në veri të Damaskut, ishte bërë sinonim i torturës dhe vrasjes, shkruan CNN.

Ndërsa në pallatet e Assadit u zbuluan pasuri marramendëse e familjes dhe jeta luksoze. Por burgjet nga ana tjetër konfirmuan tmerret që sirianët kanë njohur gjatë pesë dekadave të fundit.

Screenshot_3

Që prej vitit 1970, çdokush që perceptohej si kundërshtar zhdukej. Saidnaya ishte një nga burgjet më famëkeq, i njohur si “Thertorja” – ku 13,000 njerëz u varën midis viteve 2011 dhe 2015, sipas Amnesty International.

Pas kapjes së Damaskut dhe rrëzimit të Assadit nga rebelët të dielën, u shfaqën imazhet e para të të burgosurve të liruar të Saidnaya.

Siç vë në dukje CNN, që atëherë shumë sirianë kanë nxituar në rrjetet sociale për të kërkuar njerëzit e tyre që janë zhdukur prej vitesh, ndërsa disa dje kanë arritur të futen në burg.

Screenshot_2

Rreth 3,000 të burgosur u liruan që prej ditës që u rrezua Assad, sipas burimeve siriane të cituara nga CNN.

Disa nga të liruarit tashmë janë ribashkuar me familjet e tyre. Suhail Hamaei, 61 vjeç, kaloi më shumë se tre dekada i burgosur në burgje të ndryshme siriane dhe më në fund u kthye në shtëpi në fshatin verior libanez të Cheka të hënën.

Megjithatë, kthimi në shtëpi e bëri ish të burgosurin të kuptonte se sa vite kishte humbur.

“Kam nipër e mbesa, por kurrë nuk e kam ndjerë moshën time derisa vajza e djalit më quajti ‘gjysh’”, tha Hamawi. “Ajo ishte kur kuptova se çfarë më mungonte.”

Mediat e huaja raportojnë se në një spital të Damaskut janë gjetur 40 persona të vdekur, që dyshohet se janë dërguar në spital  si pasojë e torturave që kanë pësuar në burgjet gjatë regjimit të Assad.

Artikulli paraprakKritika ndaj Federatës, legjenda e përfaqësueses së Turqisë kundër sulmit ndaj Manajt
Artikulli tjetërOpinioni i Venecias/ Basha: Mazhoranca duhet t’i heqë menjëherë mandatin Xhaçkës. Në asnjë vend demokratik nuk mund të diskutohet vendimi i Kushtetueses