Nga Luçiano BOÇI
Dje mësova shumë: në takimin me inxhinierët e talentuar të Elbasanit, dëgjova detaje për rezervat minerare të këtij qarku që shkojnë përtej 200 miliard dollarëve, për mermerin e rrallë të Librazhdit dhe begatinë minerare të Prrenjasit. Mësova se Elbasani si qark ka të gjithë përbërësit e nevojshëm për të prodhuar bateritë e makinave për gjeneratën e re të makinave elektrike. Me një ndërhyrje inteligjente
Mësova për pasuritë e pamata pyjore të qarkut sic dëgjova me dhimbje dëmet që i janë shkaktuar kësaj pasurie në këto 8 vite. Dëgjova për moratoriumet fictive të qeverisë për të lejuar mbjelljen e drogës në pyje – ndërsa deputeti I Librazhdit dërgonte makinat për të nxjerrë pemët e prera nga parku I mbrojtur pyjor. Premtova se PD do të ndjekë ligjërisht të gjithë ata që kanë lejuar, mbështetur apo janë përfshirë në grabitjen e pasurisë natyrore të qarkut tonë.
Mësova nevojën e ethshme të sipërmarrjes për inxhinierë të rinj dhe mbështeta thirrjen për forcimin e Universitetit shqiptar me profilet strategjike që mbështesin vizionin e rritjes së ekonomisë sonë.
Sigurisht inxhinierët shqiptarë që shkëlqyen me cilësinë e godinave që u mbijetuan mbi 7.000 tërmeteve që goditën vendin prej nëntorit 2016 – nuk dinë të thonë pse politika shqiptare ka refuzuar e refuzon të miratojë një Kod Universal të Standarteve të Ndërtimit, një dokument që edhe Kosova tashmë e ka në fuqi.
Ishte kënaqësi të shoh gatishmërinë e lartë të inxhinierëve të ICT për ta parë vendin e tyre në një stad të njëjtë me shtetet e zhvilluara, ndërsa për gati një dekadë sektori ka njohur vetëm “lyerje fasadash” me pseudo-zgjidhje. Inxhinierë të talentuar që kanë punuar në Amerikë të Veriut dhe Europë më thanë se ndërhyrja reale kërkohet qysh në bankat e shkollës. Aftësimi teknologjik I të rinjve është baza e së ardhmes sonë.
Projekti ynë “Technopolis” është padyshim përgjigja më e mirë që ne mund t’I japim këtij procesi që kërkon aktivizim të burimeve tona natyrore, mbështetur mbi burime njerëzore të afta dhe mbi teknologji të reja novatore.
Mbetem i bindur se programi i PD-së është zgjidhja që i duhet qarkut të Elbasanit për të dalë nga ky stanjacion I rëndë, që ka zhytur krejt qarkun në varfëri të thellë.