Çfarë mund të tregojë fyrja e tepërt e stomakut për shëndetin

Fryrja e stomakut pas ngrënies mund të shtojë disa centimetra në belin tuaj, t’ju bëjë të ndiheni mëse të ngopur ose të shkaktojë shqetësime të vogla në bark.

Kjo është një dukuri e zakonshme që ndodh në disa raste, por nëse keni fryrje sa herë që hani, duhet të lini një takim me mjekun tuaj.

Më poshtë AgroWeb.org ju njeh me shkaqet se përse kjo ndodh dhe çfarë mund të bëni.

Ushqimet që formojnë gazra

Fryrja ndodh si rezultat i gazit të bllokuar në stomak dhe në zorrët tuaja.

Pasi hani, ushqimi juaj tretet në stomak dhe kalon më pas në zorrë.

Aty enzimat shpërbëjnë proteinat, karbohidratet dhe sheqernat e ushqimit për ta përdorur atë për energji për trupin tuaj.

Ka disa ushqime që janë më të vështira për t’u tretur dhe mund të shkaktojnë gazra të tepërta në sistemin e tretjes duke shkaktuar fryrje.

Ushqimet e zakonshme që luajnë rol në formimin e gazrave përfshijnë lulelakrën, pijet e gazuara, fasulet, lakrën, brokolin, ëmbëlsirat, frutat dhe perimet.

Por mund të jetë gjithashtu si rezultat i gëlltitjes së ajrit gjatë të ngrënit me shpejtësi ose nga përtypja e çamçakëzit.

Intoleranca ushqimore

Një nga simptomat kryesore të intolerancës ushqimore është fryrja. Intoleranca ushqimore ndodh kur trupit tuaj i mungojnë enzimat e duhura për të zbërthyer proteinat ose sheqernat.

Pjesa e patretur e ushqimit mund të shkaktojë ndërveprim me bakteret e padëmshme në zorrën e trashë dhe të shkaktojë gazra, fryrje, diarre, të përziera ose të vjella.

Intolerancat e zakonshme ushqimore shkaktohen nga sheqeri që gjendet në qumësht, gluteni, fruktoza, histamina dhe përbërës të tjerë ushqimorë.

Sindroma e zorrës së irrituar

Nëse keni fryrje pa marrë parasysh se çfarë hani, ju mund të keni një problem kronik të tretjes të quajtur sindroma e zorrës së irrituar.

Simptomat më të zakonshme janë fryrje barku, dhimbje stomaku, ngërçe, diarre kronike ose kapsllëk.

Për të parandaluar simptomat këshillohet të ndryshoni mënyrën e të ushqyerit dhe të largoni stresin.

Shkaqe të tjera

Shkaqe të tjera të zakonshme përfshijnë kapsllëkun, refluksin gastroezofageal, rritjen e tepërt të baktereve në zorrë, shtimin në peshë, kancerin ovarian dhe tumoret.

Përpara se të përpiqeni të trajtoni vetë simptomat tuaja këshillohet të kryeni një kontroll mjekësor./AgroWeb.org

Artikulli paraprakBasha: Në vend që të kemi investime, kemi një tufë hajdutësh në krye që na vjedhin përditë
Artikulli tjetërLëvizje e papritur në merkato/ Arbnor Muja largohet nga Antverp dhe transferohet te skuadra turke