Çfarë na mëson Gjermania për dënimin e krimeve të së kaluarës?!

Këto ditë u dënua me 10 vjet burg ish agjenti i policisë sekrete të Gjermanisë Lindore, Martin Naumann, në moshen 80 vjeç. Naumann u gjet fajtor për vrasjen e një të riu polak, i cili tentoi të kalojë kufirin në vitin 1974.

Në Shqipëro jane bërë masakra në kufi, perfshi këtu edhe pas heqjes së ligjit që e konsideronte tradhëti kalimin e kufirit dhe askujt nuk i ka hyrë gjemb në këmbë.

Përkundrazi, disa historianë flokëbardhë, që nuk kanë bërë asgjë për zbardhjen e krimeve dhe pasojave të komunizmit, historianë që kane përfituar privilegje duke manipuluar historinë për llogari të regjimit, sot këmbëngulin të pohojmë se ai regjim kishte dhe ane pozitive.

Dita e sotme duhet të ishte nje datë përkujtimore për fatkeqësine kombëtare që i erdhi këtij vendi nga Enver Hoxha dhe regjimi i tij. Këtë ditë autoritetet shteterore e kulturore duhet të perkujtojnë krimet, poshterimin moral e shkaterrimin politik, ekonomik, kulturor, intelektual e shpirtëror që ai regjim i bëri vendit, në 48 vjet dhe efektet e këtij shkatërrimi sot.

Moszbarrdhja e të vërtetes dhe mosdënimi i krimeve dhe shkatërrimeve, e per turp, rehabilitimi i krimineleve dhe sistemit që i polli, janë shkaqe të dështimit tone kombëtar ne këtë tranzicion 30 vjeçar./Nga Ergys Mërtiri

Exit mobile version