Çfarë përmban marrëveshja 100-vjeçare mes Ukrainës dhe Britanisë?

Britania dhe Ukraina nënshkruan një marrëveshje 100-vjeçare të enjten, ku Britania zotohet t’i sigurojë Ukrainës 3.6 miliardë dollarë ndihma ushtarake këtë vit.

Marrëveshja u njoftua gjatë një konference të përbashkët për shtypin në pallatin presidencial në Kiev, ku Kryeministri britanik Keir Starmer iu bashkua Presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy. Zoti Starmer është në udhëtimin e tij të parë në Ukrainë që nga marrja e detyrës.

Kryeministri Starmer e quajti marrëveshjen historike dhe tha se partneriteti i ri “pasqyron lidhjet e forta mes dy vendeve tona”. Partneriteti do të përfshijë bashkëpunimin në fushat e kulturës, arsimit, shkencës dhe teknologjisë.

Artikulli paraprak“Po të ishte djali i Ramës, Saliu e therte” – Ylli Rakipi: Kjo opozitë është e kapur nga oligarkët dhe e qep gojën, si mund të besohen këta
Artikulli tjetërRritet siguracioni i makinave/ Automjetet e bizneseve, shoferët e rinj dhe makinat e vjetra me çmim më të lartë