Çfarë po kurdis Putin? Dërgon ushtrinë në Iran “për t’i treguar muskujt” Izraelit

Presidenti rus Vladimir Putin ka dërguar ushtrinë në Iran, para sulmit të paralajmëruar nga Izraeli, si përgjigje e breshërive të 200 raketave iraniane më 1 tetor.

Rusia e ka kamufluar këtë akt politiko-ushtarak me tezën e njohur të “stërvitjeve të përbashkëta”.

Televizioni shtetëror i Iranit raportoi se stërvitjet detare të organizuara nga Irani me pjesëmarrjen e Rusisë dhe Omanit dhe të vëzhguara nga nëntë vende të tjera filluan sot në Oqeanin Indian.

Press TV në gjuhën angleze, një televizion i kontrolluar nga qeveria iraniane, thekson se stërvitjet, të quajtura “IMEX 2024”, kanë për qëllim rritjen e “sigurisë kolektive në rajon, zgjerimin e bashkëpunimit shumëpalësh dhe shfaqjen e vullnetit të mirë dhe aftësive për të ruajtur paqen, miqësinë dhe sigurinë detare”.

Pjesëmarrësit do të praktikojnë taktika për të garantuar sigurinë ndërkombëtare të tregtisë detare, për të mbrojtur rrugët detare, për të rritur masat humanitare dhe për të shkëmbyer informacion mbi operacionet e shpëtimit dhe të ndihmës, shton raporti.

Stërvitjet zhvillohen në mes të tensioneve të rritura në rajon, ndërsa Izraeli lufton grupet terroriste të mbështetura nga Irani, Hamasin në Gaza dhe Hezbollahun në Liban, ndërsa përfaqësues të tjerë të Teheranit po kryejnë sulme ndaj Izraelit nga Siria dhe Iraku, dhe mbi anijet në Detin e Kuq.

Në përgjigje të tensioneve rajonale me Shtetet e Bashkuara, Irani ka rritur bashkëpunimin e tij ushtarak me Rusinë dhe Kinën.

Në mars, Irani, Kina dhe Rusia zhvilluan stërvitjen e tyre të pestë të përbashkët detare në Gjirin e Omanit. Vendet që vëzhgojnë stërvitjet aktuale përfshijnë Arabinë Saudite, Katarin, Indinë, Pakistanin, Bangladeshin dhe Tajlandën./ Marrë nga “Business Insider”.

Exit mobile version