Çfarë po ndodh? Drejtori i Doganave jep dorëheqjen vetëm 7 muaj pasi mori detyrën

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave Arlind Gjokutaj ka dhënë dorëheqjen nga ky post vetëm 7 muaj pasi mori detyrën

Në vend të tij pritet të vendoset Gjon Bardhi, i cili deri më tani mbante postin e nëndrejtorit të këtij institucioni.

Nuk dihen ende arsyet e dorëheqjes së Gjokutajt, i cili mori detyrën me një hov të cilin nuk ngurroi as t’a bënte publik mes një letre publike, por ajo që mund të “spekulojmë” është realizimi i të ardhurave në arkën e shtetit. Të dhënat e 9 mujorit, për treguesit fiskalë, publikuar nga Ministria e Financave, rezultuan se ka një mosrealizim prej 4% të planit të Doganave, në një vlerë prej gati 5 miliardë lekë.

Largimi vjen në një kohë kur Policia e Shtetit ka nisur një sërë operacionesh kontrolli në portet dhe doganat e vendit. Jo më larg se dy ditë më parë, 200 policë mësynë në ambientet e Doganës së Tiranës ku u shoqëruan 7 persona, mes tyre edhe punonjës të pikës së kontrollit.

 

Exit mobile version