Sulmuesi brazilian, Gabriel Barbosa – Gabigol, gjatë kësaj vere do të bëhet me klub të ri. Por, ende nuk dihet se ku do të vazhdojë karrierën ish-anëtari i Santosit. Sipas mediave italiane, Interi ka qenë në negociata me Sporting Lisbonën për Gabigolin, por ka ndërprerë bisedimet pasi në garë për brazilianin kanë hyrë edhe dy klube.
Fjala është për skuadrën e madhe portugez, Benfica dhe klubin nga La Liga, Malaga. Gabigol u transferua vitin e kaluar në Inter, por nuk ka arritur t’i tregojë vlerat te Nerazzurrët, kështu që për një sezon do të huazohet te ndonjë klub tjetër që të marrë përvojë.
Gabriel Barbosa nuk do të luajë te Sporting Lisbon këtë sezon. Sulmuesi brazilian, i cili do të huazohet nga Interi që të luaj rregullisht duhet të gjejë një ekip tjetër, pasi drejtuesit e Sporting nuk marrin përsipër të paguajnë një pjesë të pagës së lojtarit, kërkesë kjo e Interit. Mund të shfaqen tashmë hipoteza të reja për të ardhmen Gabigol, ku Benfica dhe Malaga kanë shfaqur interes për ta afruar sulmuesin brazilian.
Juventusi nuk duket se do ta ketë të lehtë të marrë Leonardo Spinazzolan nga Atalanta përpara kohe. Mbrojtësi italian është blerë nga bardhezinjtë përpara 2 sezonesh, por është lënë në huazim deri në 2018 dhe Atalanta në mungesë të alternativave dëshiron ta mbajë, duke respektuar akordin. Vetëm një ofertë ekonomike e bardhezinjve mund të bindë zikaltërit të lënë të lirë Spinazzolan dhe me ato para të bëjnë goditjen Laxalt nga Genoa.
Edy Salcedo dhe Pietro Pellegri, janë dy talentet e Genoas që kanë ndezur merkaton në Serinë A. Pak javë më parë u përfol për një akord me Interin që do të shpenzonte në total 60 mln euro me bonuse për dy të rinjtë, por zilkaltërit janë tërhequr. Tashmë, Milani dhe Juventusi kanë hyrë në garë dhe mësohet se bardhezinjtë janë më të favorizuar, pasi ofrojnë kartonin e Sturaros dhe huazimin e sulmuesi të talentuar Kean.
E ardhmja e Keita Balde vazhdon të mbetet në pikëpyetje. Sulmuesi i Lazios nuk pranon më të stërvitet me bardhekaltërit teksa është në vitin e fundit të kontratës me klubin. Juventusi është ekipi që insiston më shumë, por ofron pak ndërsa pas fshihen edhe Milani e Interi. Presidenti Lotito deklaroi se nuk do të nxitohet për lojtarin, duke shprehur besimin se gjithçka do ta zgjidhë drejtori Sportiv, Igli Tare.