Çfarë po ndodh me demokracinë?

Është realiteti që tejkalon fantazinë apo fantazia që plazmon realitetin?

Fitorja e Zelensky në Ukrainë është vetëm shembulli i fundit i faktit sesi parakusht i parë për të bërë politikë sot është të thuash se as nuk je politikan, as kërkon që të bëhesh një i tillë…

Nëqoftëse një humorist bëhet President i një vendi të madh, siç sapo ka ndodhur në Ukrainë, nuk është vetëm pse votuesit e kanë humbur fillin dhe rregullat e lojës demokratike tashmë janë flakur tej tashmë kudo. Varet edhe nga paaftësia e atyre, që duke qenë në qeveri dhe duke mos bërë asgjë, domethënë duke bërë dëm dhe vetëm për vete e për bashkëpunëtorët e tyre, që përfundojnë duke e bindur atë që kanë në krah se ia vlen shumë t’i besohet gjëja publike të parit që kalon: qoftë ai ndonjë aktor, kuzhinier apo i papunë.

Për të bërë politikë sot parakushti i parë është bërë praktikisht mosqënia politikan apo deklarimi se as nuk dëshiron të bëhesh i tillë. Në thelb, në Ukrainë ka ndodhur pikërisht kjo. Aq i madh ishte diskreditimi i akumuluar nga Presidenti në largim Petro Poroshenko, i akuzuar me zë të lartë dhe me të drejtë se nuk kishte bërë asgjë për të frenuar korrupsionin endemik, për të reduktuar pushtetin e oligarkëve, për të filluar një plan serioz reformash ekonomike dhe për të zgjidhur konfliktin ushtarak në rajonin lindor të Donbass (karshi të cilit është kufizuar të luajë kartën e nacionalizmit antirus), sa që për ta larguar ka mjaftuar kandidatura e një aktori televiziv që në imagjinatën kolektive për më tepër luante rolin që tani edhe e ka fituar zyrtarisht në jetë.

Faktikisht, Volodymyr Zelensky ja detyron popullaritetin e tij personazhit që ka interpretuar në ekranin e vogël në serialin e e titulluar “Shërbëtori i popullit”: një pedagog historie që bëhet President falë ligjërimeve të tij kundër përvetësimeve të politikanëve të nxjerra në rrjet nga studentët e tij.

Nuk është realiteti që tejkalon fantazinë, por është kjo e fundit, në një epokë që bazohet tërësisht mbi pushtetin e komunikimit dhe të imazhit, që informon dhe plazmon të parën. Prej disa vitesh në Ukrainë ekziston një Muezum Shtetëror për Korrupsionin: bëhet fjalë për rezidencën madhështore dhe vulgare private që Viktor Yanukovych, tri herë Kryeministër dhe President nga viti 2010 deri më 2014, kishte ndërtuar me paratë e vjedhura kontribuesve dhe me të ardhurat nga tanxhentet. Yanukovych ishte një i korruptuar i njohur dhe i pafytyrë.

Pas përzënies së tij nga pushteti është vendosur që t’i transformohet rezidenca në simbolin e një rinovimi të zakonit politik, por që thjesht nuk ka ndodhur. Dhe votuesit ukrainas, të dëshpëruara e plot mosbesim ndaj politikës së ashtuquajtur tradicionale apo profesionale, e kanë nxjerrë konkluzionin, duke e marrë sit ë mirë premtimin e Zelensky për ta çmontuar systemin e vjetër dhe të ndryshojë gjithçka.

Në realitet bëhet fjalë për një skenar politik që tashmë tenton të përsëritet çdo herë që tagri vendimmarrës i kujt qeveris mblidhet me paligjshmërinë (edhe vetëm e perceptuar), me mungesën e transparencës në menaxhimin e pushtetit dhe në paaftësinë për të përmbushur shpresat (për më tepër, gjithnjë e në rritje) e qytetarëve. Suksesi në Itali i M5S është varur pikërisht nga ky mekanizëm: delegjitimimi i pushtetit ekzistues që që çon në revoltën ndaj këtij të fundit në emër të ndershmërisë, të virgjërisë politike dhe të një moraliteti absolut.

Por, siç e demonstron jeta e trazuar e qeverisë verdhë – jeshile dhe kriza e manifestuar nga administrata e kryebashkiakes Raggi në Romë nga një mekanizëm i tillë rrezikojnë që të përmbysen edhe ata që kanë përfituar prej tij.

Nëqoftëse është e lehtë duke shfrytëzuar përçmimin popullor ndaj kujt komandon, është po aq e lehtë të humbet më pas kur, në kalimin nga opozita në qeveri, nuk arrihet të konkretizohet asgjë nga ndryshimi aq shumë i shpalosur. Pas kësaj le të mos e bëjmë shumë të lehtë. Keqqeverisja dhe joqeverisja janë një shkak i diskreditimit të politikës dhe i pakënaqësisë popullore që nga ana e tyre duhet të shpjegohen.

Pse gjithnjë e më shumë nuk arrihet të realizohet ajo që premtohet në fushatat elektorale? Sigurisht, mund të varet nga paaftësia e individëve të veçantë apo nga ndonjë koniukturë e vështirë, por shumë varet edhe nga rrethi vicioz në të cilin janë zhvilluar të gjithë ata që sot janë në kërkim të konsensusit popullor.

Respektivisht elektorateve ideologjikisht të çinteresuar, që nuk votojnë më për përkatësi apo për bindje intime, kush dëshiron të sigurojë vota tashmë tenton që ta ngrejë në mënyrë të vazhdueshme stekën në terma premtimesh që fatalisht më pas është i detyruar që të mos i plotësojë: nga iluzioni (i përkohshëm) i qytetarëve kalohet kështu në zhgënjimin dhe zemërimin e tyre, gjë që shpjegon se pse liderët e sotëm, në çdo nivel, ngjiten dhe zbresin kaq me shpejtësi në konsideratën publike. Është edhe një problem resursesh ekonomike, që sot janë shumë më të pakta se në të kaluarën për këdo që qeveris apo administron.

Ndodh kështu që në frikën e zgjedhjes duke bërë të pakënaqur dikë përfundohet shpesh të mos zgjidhet duke i bërë të pakënaqur të gjithë. Dhe politika, tashmë e delegjitimuar, delegjitimohet më tej. Por ato që i komplikojnë gjërat janë ndryshimet sociale, kulturore të ndërhyra kohët e fundit në mekanizmit e ndërtimit të konsensusit politik, aq radikale sa të hedhin më shumë se një hije mbi të ardhmen e demokracive dhe mënyrës tona të funksionimit.

Gjenden të përshkruara mjaft mirë në një libër të sapodalë të politologut Luigi Di Gregorio, i titulluar “Demopatìa” (shtëpia botuese Rubbettino). Për shembull, kalimi nga opinioni publik në emocionin publik; kolonizimin e sferës publike prej asaj private (me një parapëlqim në rritje për gossip-in dhe dimensionin intim e jetës së politikanëve); sindromin narcizist që prek tashmë individët dhe që si efekt prodhon përqëndrimin mbi “këtu e tani” dhe mbi shpërblimin e menjëhershëm në kurrs të së kaluarës e të së ardhmes; imponimin e një universi simboliko – konjitiv në të cilin është vështirë të dallohet se çfarë është reale dhe çfarë është false, e sajuar apo thjesht fiksion; transformimin e liderëve politikë në follower të preokupuar vetëm për të kënaqur dhe ndjekur publikun e tyre; refuzimin e autoriteteve të krijuara dhe të burimeve të dijes shkencore në emër të një vizioni horizontal dhe rrënjësisht egalitar të raporteve sociale; së fundi, fakti që politika (tashmë prej vitesh) ka adoptuar teknikat verbale e të sjelljes nga argëtimi televiziv deri sa ka mbetur viktimë e një fjalori gjithnjë e më të thjeshtëzuar e të një mënyre veprimi që nuk synojnë më në bindjen nëpërmjet arsyes, por në tërheqjen nëpërmjet spektaklit.

Bëhet fjalë për një revolucion antropologjik në pjesën më të madhe për t’ju veshur risive teknologjike që kanë prekur shoqëritë pasmoderne dhe për të cilin ndoshta nuk jemi ende krejtësisht të vetëdijshëm. Nëqoftëse sot për të siguruar konsensus dhe vajtur në qeverisje mjafton të jesh simpatik, i paedukatë, popullorë, telegjenikë dhe, natyrisht, të papërgatitur në politikë, domethënë në djall kompetenca, përvoja, progrtamet dhe arsyetimet tepër të komplikuar, faji nuk është vetëm i politikës dhe i politikanëve që fajësisht kanë pushuar së bëri mirë zanatin e tyre. Ndoshta ka diçka që nuk shkon edhe në mënyrën sesi mendojnë e veprojnë qytetarët dhe në mënyrën me të cilën kemi ndryshuar thellësisht, pa dashur ta pranojmë.

(Alessandro Campi për Il Messaggero)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

Artikulli paraprakÇfarë hapi të ri po paralajmëron Meta: Sistemi qeverisës antikushtetues, rrezikon stabilitetin
Artikulli tjetërParalajmërimi i fortë i ish-deputetit: Shumë shpejt prova të reja për Veliajn për pronat në Holandë dhe…