Çfarë po ndodh me Durrësin? Largohet Varfaj, Rama emëron kryetare Bashkie të besuarën e Dakos

Bashkia e qytetit të Durrësit, një nga më të mëdhatë e vendit, për disa kohë nuk do të drejtohet nga kryetari i deleguar Zhyljen Varfaj, i emëruar pas largimit të bujshëm të Kryebashkiakes Valbona Sako.

Zhuljen Varfaj do të largohet për disa kohë nga kryesimi i kësaj Bashkie, për shkak të problemeve shëndetësore. Varfaj do të largohet jashtë vendit, drejt Gjermanisë, ku do ti nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Për kryesimin e kësaj Bashkie, pesë ditë më parë është emëruar si nënkryetare e Bashkisë Durrës, Emirjana Sako. E përfolur si njeri i besuar i ish-kreut të bashkisë Durrës, Vangjush Dako, ajo do të ketë të drejtën e firmës në mungesë të Varfaj.

Emirjana Sako mban dhe postin e drejtoreshës së Shërbimeve në këtë institucion.

Artikulli paraprakAkademiku paralajmëron: Kuvendi të mos e “kruajë” me Presidentin…
Artikulli tjetërLiga e Kombeve për Botërorin 2022, grup i lehtë për Shqipërinë