Çfarë po ndodh në burgjet shqiptare? Në IEVP Peqin futen drogë dhe telefona, si po përdoren dronët për të thyer sigurinë

Kamerat e sigurisë të burgut të Peqinit kanë fiksuar gjatë kësaj jave pamje të një  droni që fluturonte shumë pranë këtij institucioni.

 

Sektori i sigurisë së Burgut të Peqinit sapo ka konstatuar  fluturimin e dronit  afër rrethimit, ka njoftuar policinë për marrjen e masave, pasi droni dyshohej se kryente fluturim me qëllim futjen në hapësirën ku ndodhen godinat e IEVP Peqin në afërsi të kalçetos.

Nga kontrollet e imtësishëm të bëra në ambientet rreth godinave dhe në terrenet sportive, në fushën e kalçetos në IEDP Peqin janë  gjetur 31 doza kokainë, 200 gram hashash, disa aparate telefonash celularë si edhe fisha karikimi.

Në harkun kohor të pak ditëve janë evidentuar  të paktën dy raste të fluturimit të dronëve rreth burgjeve shqiptare.

Lidhur me rastin e fundit ende nuk ka një reagim zyrtar për këtë ngjarje, ndërsa është kaluar në gatishmëri në të gjitha IEVP .

Artikulli paraprakShqipëria, me rënien më të madhe të lindshmërisë në rang global deri më 2054! Ja kush janë arsyet
Artikulli tjetër“Enveri zakonisht votonte te Kopshti nr. 31, afër ish-‘Bllokut’, por…”- Dëshmia e rrallë e ish-punonjësit të ‘Dekorit’ të Tiranës: Deri kur ai nisej nga vila, për efekte sigurie, nuk tregohej