Çfarë po ndodh në Fier? Subashi me drejtoreshën e DAR dhe stafi ‘ngujohen’ në shkollë, prindërit nuk lejohen

Ndonëse nuk ka një version përfundimtar për ngjarjen e djeshme në gjimnazin “Janaq Kilica” në Fier sot ka patur përsëri nxënës që kanë shfaqur shenja helmimi, njeri prej tyre është dërguar me ambulancë në spital.

Ndërkohë ndërsa në mbljen e mëngjesit të sotëm në këtë shkollë kanë marrë pjesë stafi pedagogjik, kryebashkiaku i Fierit Armando Subashi, Drejtoresha e Zyrës Arsimore Fier, drejtoresha e gjimnazit, ndërsa prindërit nuk janë lejuar të futen brenda.

Këta të fundit janë shprehur për Fax News mjaft të alarmuar për shkak të situatës së krijuar, ndërsa qëndrojnë në ambientete jashtme të shkollës.

Ata theksojnë se pavarësisht që duhej të merrte pjesë një grup përfaqësuesish nga ana e tyre, prindërit nuk janë lejuar të futen brenda për të marrë informacion.

Në mbledhje të tila, është e detyrueshme të marrin pjesë edhe anëtar të bordit të pridërve ndërsa diçka e tillë nuk konfirmohet.

Vajza ime nuk kishte shumë probleme, e solla sot dhe po presim se çfarë do të bëhet. Neve na thanë mos u fusni brenda, erdhi ambulanca, vajta brenda na thanë janë mirë të gjithë fëmijët. Ka ardhur kryebashkiaku.

Exit mobile version