Çfarë po ndodh në Kuvend? Ambasadorët e Britanisë dhe Gjermanisë hyjnë në sallë, Basha mbërrin i shoqëruar nga…

Vetëm pas pak momentesh pritet që të nisë seanca e parë parlamentare për këtë vit kalendarik.

BalkanWeb ka mësuar se para nisjes së seancës kanë mbërritur edhe ambasadori britanik në vend Alastair King-Smith dhe ai gjerman Karl Bergner.

Nga pamjet e siguruara nga gazetari Osman Stafa shihet po ashtu duke hyrë edhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i shoqëruar nga deputeti Enkelejd Alibeaj.

Sa i përket deputetëve demokratë të grupit të Rithemelimit, ende nuk dihet cili do të jetë qëndrimi i tyre, duke rikujtuar se seancat e fundit janë shoqëruar nga tensione ku ata kanë qenë protagonistë.

Exit mobile version