Gramoz Ruci ka mbledhur kryesinë e PS-së në Fier duke qenë se është edhe kreu i grupit të punës në qarkun e Fierit.
Në fund të mbledhjes mësohet se është shkarkuar kryetarja e PS-së në Bashkinë e Fierit Gentiana Cakrani. Mbledhja ka përfunduar rreth orës 19:00.
Burime brenda selisë roze në Fier pohuan se shkaku i shkarkimit është thyerje e rregulla të procesit zgjedhor në PS dhe ndërhyrje ne proces.
Për të drejtuar PS-së janë ngarkuar deputetët Adelina Rista dhe Xhevit Bushi deri në zgjedhjen e kryetarit te ri të kësaj partie.