Çfarë po ndodh në Shkodër…!

Izmira ULQINAKU

Dje u pranua nga vetë elita politike e PS Shkodër, që këto 6 vite emërimet e drejtorëve rajonalë kishin qenë si tender, dmth kush ua ofronte deputetëve të Rilindjes çmimin më të lartë, merrte postin.

Pavarësisht se kaluan vite duke e vjedhur dhe shkatërruar këtë qytet duke mos i kryer asnjë shërbim, kujtohen pa pikë turpi të ndërrojnë strategji.

Pasi elitarët politikë të rilindjes në Shkodër, u zunë për pazaret e emërimeve të drejtorëve, tani do ndërhyjë kryehajduti Rama. Ashtu siç e shkatërroi të gjithë Shqipërinë, tani do ndrisë Shkodrën. Edhe pse kanë kaluar më shumë se 6 muaj pa drejtorë e pa shërbime, Rama përsëri nuk gjen kohë t’ia kushtojë qytetit tonë.

Edi Rama e përbuz Shkodrën dhe shkodranët, sepse nuk e mbështetën kurrë as atë dhe as partinë e tij!

Shkodra ka djem e vajza që shumë shpejt do i rikthejnë lavdinë që ka patur, qyteti i harruar tashmë nga Qeveria!
#meLulzimBashenKryeminister

Artikulli paraprak“Rrugëtimi për Shqipërinë”/ Basha sot në Korçë!
Artikulli tjetërBëhen për në spital tre studentë tek Ekonomik nga persona të panjohur, policia nuk ndërhyn