Çfarë po ndodh në spitalin e Vlorës? 10 mjekë preken me Covid-19 brenda ditës

10 mjekë dhe infermierë janë infektuar më Covid-19 brenda ditës në spitalin e Vlorës. Bëhet e ditur se, 3 mjekë, 6 infermierë dhe një sanitare e sallës së kirurgjisë janë testuar dhe kanë rezultuar pozitiv më coronavirus këtë mëngjes. Sipas burimeve pjesa tjetër e stafit nuk i është nënshtruar testimit edhe pse ka mes tyre staf i cili ka shfaqur simptoma.

Ende nuk ka asnjë vendim për bllokimin e ndërhyrjeve kirurgjikale të urgjencës. Risku i infektimit masiv të personeli shumë i lartë, ndërkohë puna ende vijon në këtë repart.

Në spitalin Rajonal të Vlorës, në katin e katërt edhe pse nuk është spital Covid- 19, rezulton se ka të shtruar pacient më coronavirus që trajtohen.

Artikulli paraprakMjeku që u pushua nga puna i përgjigjet Ramës: Refuzoj të dëgjoj broçkullat e tua
Artikulli tjetërVideo për të mos u humbur: Gjici i Ramës jep udhëzimet e fundit si lider…