Çfarë po ndodh? Presidenti Meta thërret në takim ambasadorët e BE

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një takim me ambasadorët e Bashkimit Europian, në Pallatin e Brigadave.

Burimet bëjnë me dije se takimi është zhvilluar për të diskutuar në lidhje me krizën që ka përfshirë, prej muajsh, gjithë politikën shqiptare dhe rrezikun e konfliktit civil ku po e çon vendin kryeministri Rama.

Mësohet nga burime nga pallati i brigadave se Presidenti do t’i sqarojë ambasadorët e BE për dekretin, për zgjidhjen e situatës si dhe do iu sqarojë se përse duhet shtyrja e zgjedhjeve, sipas dekretit.

Siç dihet tashmë kryeministri Rama nuk pranon asgjë. Nuk respekton as dekretin kushtetues të Presidentit të Republikës, i cili ka fuqi ligjore pasi është botuar edhe në Fletoren Zyrtare.

Artikulli paraprakBashkia Shkodër nis lirimin e ambienteve të KZAZ-ve, thirrje Policisë për mbështetje
Artikulli tjetërRama dërgon forcat speciale në Shkodër, policia tenton të futet me dhunë në KZAZ, tensionohet situata