Diçka e madhe mes Neymar dhe ish-bashkëlojtarit të tij te Barcelona, Lionel Messi, duket se po ndodh. Kjo, sipas yllit të PSG-së, Neymar, i cili u largua nga “Camp Nou” në gushtin e vitit të kaluar për një shifër rekord prej 222 milionë eurosh.
Neymar, që është duke u rikuperuar pas operacionit në këmbë, para Kupës së Botës në Brazil, postoi një mesazh të fshehtë në Twitter, të dielën. Në një “twett”, duke përfshirë edhe një fotografi të çiftit, Neymar shkroi: “Kur unë dhe miku im, Leo Messi, të mbledhim gjëra të mrekullueshme, do të tregoj më shumë. Së shpejti, qëndroni të sintonizuar!”
Mbetet për t’u parë nëse mesazhi përfshin bashkimin e duetit në fushën e lojës, apo braziliani iu referohet çështjeve komerciale. Ndoshta kjo gjë lidhet edhe me diçka tjetër, krejtësisht. PSG tashmë ka shumë “fuqi zjarri”, me Neymar, Kylian Mbappe dhe Edinson Cavani, që kryesojnë sulmin parizien.
Leo Messi, pesë herë fituesi i “Topit të Artë”, shënoi një “hat-trick” në fitoren 3-1 kundër Leganes, në La Liga, duke u ngjitur në kuotën e 39 golave, në të gjitha garat, këtë sezon. Ndërkohë, Neymar ka dominuar Ligue 1 këtë vit, duke shënuar 19 gola dhe dhënë 13 asiste në vetëm 20 ndeshje të luajtura.
Por, PSG-ja, pa të, të dëmtuar, u eliminua që në 1/8 finale të Ligës së Kampionëve, nga Real madridi. Ylli i Brazilit luajti vetëm ndeshjen e parë, në “Bernabeu”, por e humbi kthimin.