Çfarë thonë në aeroport pasagjerët e kthyer nga Italia

Shqipëria tashmë është në hartën e rrezikut pasi 6 persona janë prekur nga koronavirusi në vendin tonë.

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar 4 raste të tjera me COVID-19, 3 prej të cilave nga e njëjta familje ku rezultuan dy të infektuarit e parë.

Ndërkohë që është regjistruar edhe një vatër e re, bëhet fjalë për një 31-vjeçar me banim në Tiranë, që ka pasur histori udhëtimi me Milanon 6 ditë më parë dhe është kthyer pas një qëndrimi të shkurtër 1-ditor në vendin fqinj.

Ndërkohë disa qytetarë që janë kthyer ditën e sotme nga Italia në aeroportin e Rinasit, kanë deklaruar se do të vetëkarantinohen në shtëpi për dy javë.

“Normale që do rrimë të mbyllur. Më thanë që duhet të bëj karantinë në shtëpi për 14 ditë”, u shpreh një person.

Ndër pasagjerët e rikthyer ishte edhe doktori Skerdi Faria, i cili tha me shaka se 14 vite që vetëkarantinohet.

“Në Romë nuk më kontrolluan, por këtu po. Jam mjek e di si duhet të veproj.”

Do të vetëkarantinoheni për 14 ditë?

Skerdi: Kam 14 vjet që nuk lëviz.

Exit mobile version