”Çfarë turpi?!!”, shkolla e rrënuar, në oborr u mbollën pemë për vizitën e ministres (Foto)

Ish-deputeti i PD, Luçiano Boçi ka publikuar sot disa foto që shkollës Jorgji Dilo në Elbasan, në oborrin e së cilës janë mbjellë sot pemë në oborr, ndërsa ambientet e brendshme janë të rrënuara. Për shkak të mbrërritjes së Besa Shahinit në këtë shkollë, skena është improvizuar aty për aty.
Reagimi i Boçit
7 MARS ME FASADË
Çfarë turpi?!!
Mbjellin pemë në shkollën 9 vjeçare Jorgji Dilo, sepse do vinte Ministrja për 7 Mars.
Oborri duhej i zbukuruar si fasadë, të kthyer tashmë në qëllim në arsim.
Disa gjethe për të mbuar turpin e brendshëm.
Po si është shkolla brenda?
Mos u habisni është tërësisht e degraduar dhe askush nuk kujtohet ta rikonstruktojë.
Ndodhet në mes të Elbasanit.
Pamjet skandaloze flasin vetë.
Megjithëse e denoncuar dhe nga Klan që në Jamar, këta as zverdhen as skuqen. As reagojnë e as veprojnë.
Vetëm mashtrojnë!!!!!
Me një pemë duan të kalojmë lumin.

1 7

4 5

3 5

5 3

6 3

7 1

Artikulli paraprakAllegri shkarkohet para sfidës ndaj Atleticos?
Artikulli tjetërHale: Marrëveshja Kosovë-Serbi mund të arrihet këtë vit