Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel do të kandidojë në zgjedhjet e Parlamentit Europian në qershor dhe nëse zgjidhet do të largohet nga posti i tij në mes të korrikut, tha ai në një intervistë të botuar në gazetën De Standaard.
“Kam vendosur të kandidoj në zgjedhjet europiane të vitit 2024”, tha Michel.
Nëse ai fiton, liderët evropianë duhet të kërkojnë një President të ri të Këshillit Evropian nga mesi i korrikut, përndryshe, ai rol do t’i shkojë liderit të vendit që mban presidencën e radhës të Këshillit të BE-së, që do të jetë Viktor Orban i Hungarisë.
Michel, ish -kryeministër i Belgjikës është president i Këshillit Europian, i cili përfshin drejtuesit e 27 Shteteve Anëtare të BE –së, që nga viti 2019.
Është hera e parë që një president i Këshillit do të jetë kandidat në zgjedhjet parlamentare evropiane. Ndërsa vendimi i Michel është ligjërisht i favorshëm, vendos presion mbi liderët evropianë.