Chelsea feston titullin, City e Liverpool në Champions

Chelsea shpallet zyrtarisht kampion në Angli dhe është titulli i 5 që fiton nën drejtimin e Abramovich. I 6 në historinë e tyre. JT mbyll karrierën me blutë në mënyrë të veçantë, del nga loja pas 26′, aq sa edhe numri që mbante në fanellë. I pranishëm në titullin e parë të Roman, ai u bë kapiteni më i suksesshëm duke lënë pas Roy Keane me 4 tituj kampion. Ndërsa Chelsea që fitoi ndeshjen e 30, vendosi një rekord për eventin me 20 skuadra në ishull. Javier Manquillo hapi serinë e golave.
Por Sunderland i rrëzuar në Championship nuk mundi të rezistojë dhe vendasit asfaltuan miqtë me Willian, Hazard, Pedro & Batshuayi 2 herë në fund. Titulli i 1-rë në Angli për Conte-n që konfirmoi lidhjen shpirtërore të klubit anglez me trajnerët italianë.
Ish-trajneri i Italisë dhe 3 herë kampion me Juventusin, vazhdon kështu në rrugën e Vialli-t, Ancelotti-t dhe Di Matteo-s. E megjithatë sezoni i kampionëve nuk përfundon këtu. Një javë më pas në “Wembley”, ata do të kërkojnë FA Cup ndaj Arsenal.
Chelsea duhet të përkeqësojë akoma më shumë sezonin e topçinjve që për të parën herë në 20 vjet nuk do të luajnë në UCL. Tottenham dhe Man City do të bashkohen me kampionët në grupet e Champions, atje ku kthehet edhe Liverpool.

Artikulli paraprakIsco: Qëndroj te Real Madrid
Artikulli tjetërAlegri do të qëndrojë