Chelsea nuk heq dorë nga Sandro

Chelsea ka ngecur në synimin për të marrë mbrojtësin e majtë të Juventus, Alex Sandro, si pasojë e pretendimeve të mëdha financiare të klubit italian. Antonio Conte kërkon një përforcim tjetër gjatë merkatos së janarit, pasi mori Barkley nga Everton, për të vazhduar garën në katër veprimtari. Drejtuesit e Chelsea kanë pasur disa kontakte me Sandro, ndërsa ish-klubi i Conte ka vullnetin për ta shitur, por kërkon shumë para.
“The Telegraph” shkruan se kampionët e Serie A kërkojnë rreth 60-65 milionë euro për brazilianin, një çmim shumë i lartë për Chelsea. Chelsea është interesuar për të edhe gjatë merkatos së verës, por pa sukses. Kampionët e Anglisë në fuqi kanë nevojë për një anësor të majtë, duke qenë se Marcos Alonso, është i vetmi futbollist në dispozicion të Conte që mund të luajë në atë pozicion. Manchester United, Manchester City dhe Paris Saint-Germain janë klubet e tjera të interesuara për Sandro.

Exit mobile version