Antonio Conte është shumë pranë rinovimit të kontratës me Chelsea-n. Lajmi bëhet i ditur nga “Sky Italia”, sipas të cilit firma e trajnerit italian në kontratën e re është vetëm çështje ditësh. Gjithnjë sipas “Sky Italia”, drejtuesit e klubit londinez duan me çdo kusht që të mbajnë Conte-n, duke i bërë edhe propozimin për zgjatjen e marrëveshjes aktuale me të. Kjo lëvizje e Chelsea-t bëhet për të shuar përfundimisht zërat e merkatos që janë shfaqur rreth trajnerit italian, emri i të cilit është lidhur me atë të Interit dhe Barcelonës.