Chelsi 3 supergoditje

Chelsea përgatit 120 milionë euro për merkaton e verës. Blutë e Londrës, janë duke kaluar një moment shumë pozitiv dhe për të vazhduar në këtë rrugë, ekipi ka nëvojë dhe për disa përforcime. Numri një i klubit londinez, Roman Abramovich ka vendosur t’i vijë në ndihmë teknikut Antonio Conte, në mënyrë që të realizojë objektivat që ka klubi.
Lajmi bëhet i ditur nga tabloidi britanik “Mirror”, sipas të cilit padroni i “Bluve të Londrës”, Abramovich ka vendosur të bëjë gjithçka për të plotësuar kërkesat e Antonio Contes për sezonin e ardhshëm. Besimi i manjatit rus në drejtim të italianit është përforcuar, duke parë rezultatet e arritura deri tani me Chelsea-n që kryeson Premier League-n angleze i shkëputur me 9 pikë nga Tottenhami i vendit të dytë.
Një prej futbollistëvë që kërkohet nga Antonio Conte është Alvaro Morata, i cili konsiderohet si zëvendësuesin më të mirë të Diego Costa-s, gjithnjë nëse ky i fundit vendos të dorëzohet përballë milionave të klubeve kineze dhe të pranojë kalimin në vendin e Lindjes së Largët.
Madje, gjatë janarit Chelsea tentoni ta transferonte atë në “Stamford Bridge” duke bërë një ofertë të majme, por palët nuk ranë dakord. Prioritet për Blutë e Londrës është edhe qendër mbrojtësi i skuadrës së Saomthampton, Virgil van Dijk. Holandezi shihet si një emër që mund të fali akoma dhe më shumë siguri për repartin e prapavijës.
Ndërkohë, sulmuesi i Real Madridit, Mariano Diazin, refuzoi 20 oferta gjatë kësaj merkatoje. E besoni apo jo, sulmuesi i Realit të Madridit për rekord. Gjatë merkatos së janarit ka pasur 20 oferta për të transferuar Mariano Diazin, por klubi madrilen dhe vetë futbollisti kanë vendosur t’i refuzojnë të gjitha. Ai dëshiron të qëndrojë në Madrid për të vazhduar ëndrrën e nisur disa vite më parë. Mediat spanjolle kanë arritur të zbulojnë disa nga skuadrat që kanë bërë ofertë.
Bëhet fjalë për ekipe nga Spanja, Italia, Anglia, Franca, por edhe Gjermania. Sevija, Gijoni, Malaga, Espanjoli, Vijareali, Lacio, Fiorentina, Xhenoa, Marseja, Frankfurti, Uest Hemi, Leiçesteri dhe Sauthemptoni, ishin disa nga ekipet që kërkuan me ngulm lojtarin nga Republika Domenikane.

Exit mobile version