Chelsea ka transferuar qendërmbrojtësin 16-vjeçar, Ethan Ampadu. Skuadra e Chelseas ka bërë një investim të madh për të ardhmen. Kampioni i Premierligës e ka transferuar qendërmbrojtësin 16-vjeçar, Ethan Ampadu. Ky i fundit ka qenë pjesë e skuadrës Exeter City, e cila garon në League Two. “Gjithkush në Exeter City mbështet plotësisht vendimin e Ethan për të nënshkruar për Chelsea”, tha menaxheri i, Paul Tisdale.
“Ai kishte shumë opsione në dispozicion dhe ka vendosur se Chelsea i ofron atij mundësinë më të mirë për t’u zhvilluar. Ne i dëshirojmë atij shumë më shumë fat”, ka theksuar ai. Ampadu, i cili ka debutuar në futbollin profesionist si 15-vjeçar, ka pasur oferta dhe nga Manchester United dhe Arsenali.