CIA: Covidi me shumë mundësi doli laborator kinez, transmetimi nuk ka nisur nga kafshët

CIA raport të ri për origjinën e virusit, ende i pabazuar në prova konkrete. Me ardhjen në krye të Agjencisë së Inteligjencës Amerikane, të drejtorit të ri John Ratcliffe, ndryshon edhe qëndrimin i CIA-s për origjinën e Covid-19.

Së fundmi ajo ka dal në një version të ri dhe beson se virusi përgjegjës për pandeminë Covid-19 ka të ngjarë të ketë rrjedhur nga një laborator kinez në vend që transmetimi të ketë nisur nga kafshët.

Megjithatë shtohet se nuk ka ende prova të mjaftueshme për të besuar plotësisht këtë përfundim.

Vetë Ratcliffe ka mbështetur prej kohësh teorinë se pandemia është shkaktuar nga një rrjedhje aksidentale në laboratorin Wuhan në Kinë.

Në një intervistë me Breitbart News, Ratcliffe tha se ai dëshironte që CIA të braktiste qëndrimin e saj neutral për origjinën e virusit.

“Një nga gjërat për të cilat kam folur shumë është adresimi i kërcënimit nga Kina në disa fronte të ndryshme dhe kjo shkon prapa tek arsyeja pse vdiqën një milion amerikanë dhe pse Agjencia Qendrore e Inteligjencës ka qëndruar mënjanë për pesë vjet, në mosbërjen e një vlerësimi për origjinën e COVID”, tha ai.

Instituti është 40 minuta me makinë nga Huanan, vendi ku u shfaqën edhe rastet e para me Covid-19.

Në ditët e fundit të administratës së Bidenit, këshilltari i Sigurisë Kombëtare Jake Sullivan kishte bërë thirrje për krijimin e një paneli ekspertësh të jashtëm për të hedhur një vështrim të ri lidhur me origjinën e virusit që ndali botën.

Raportohet se rishikimi u urdhërua në javët e fundit të administratës Biden dhe përfundoi përpara se Trump të merrte detyrën të hënën.

Exit mobile version