Çifti nga Tirana asfiksohen nga gazi në një hotel në Maliq, burri humb jetën, gruaja në spital

Një 55-vjeçar është asfiksuar sot nga rrjedhja e gazit në një hotel në Maliq.

Policia sqaroi se një çift nga Tirana ishin akoamoduar në hotel dhe si pasojë e rrjedhjes së gazit, Bexhet Trresa ka ndërruar jetë, ndërsa gruaja ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e plota të rrjedhjes së gazit.

“Mëngjesin e sotëm, në një hotel në qytetin e Maliqit, dyshohet se për shkak të rrjedhjes të gazit nga bombola për ngrohjen e dhomës ku ishin akomoduar, janë asfiksuar shtetasi B. T., 56 vjeç dhe shtetasja E. N., 49 vjeçe, banues në Tiranë.

Të dy shtetasit u dërguan për ndihmë mjekësore, në spitalin e Korçës, ku 56-vjeçari ka humbur jetën, ndërsa shtetasja E. N. ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, sqaron policia.

Exit mobile version