Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane me 30 kg kokainë të ndarë në 28 paketa. Çifti shqiptar, një burrë dhe një grua 37 vjeç secili, u arrestua teksa ecnin me një makinë tip “Opel”. “La Republica”, shkruan se shqiptarët banojnë në Como, ndërsa u ndaluan mbrëmë në rrugën “Fulvio Testi” në kryeqendrën e Lombardisë.
Ata u ndalën për një kontroll rutinë. Në sytë e karabinierit, gruaja ishte e frikësuar, dhe duke marrë parasysh reagimin e saj, ushtria vendosi të kryej kontrolle të mëtejshme. Në portofol u gjetën 1.700 euro që gruaja nuk mund ta justifikonte. Të dy u arrestuan dhe u dërguan në stacionin policor. Operacioni pason ato të ditëve të fundit në provincën e Milanos, ku janë konfiskuar 240 kg hashash.