Çifti shqiptar kapet me kokainë dhe mijëra euro në Itali

Një çift bashkëshortësh shqiptarësh janë vënë në pranga në Itali, për trafik droge. Bashkëshortët, 35 dhe 25 vjeç banojnë në një shtëpi në komunën “San Mauro Pascoli”, raportojnë mediat italiane pa bërë të ditur identitetet.
Burri u arrestua nga karabinierët e Bellaria-s, pasi mbrëmjen e djeshme u kap duke i shitur një të riu kokainë, i cili u tha efektivëve se ishte përdorues droge. Pas prangosjes së 35-vjeçarit, karabinierët ushtruan kontroll në banesën ku jetonte çifti dhe aty gjetën 25-vjeçaren teksa tentonte të fshinte 21 doza kokaine.
Kokaina që rezultoi me një peshë totale prej 9.5 gramë u sekuestrua bashkë me 7.750 euro që u gjetën në banesë. Shuma monetare u sekuestrua pasi dyshohet si e fituar nga aktiviteti i jashtëligjshëm i shitjes së drogës.
Këtë të mërkurë, dy shqiptarët dolën para gjykatës së Forlit, që e cilësoi të ligjshëm arrestimin e tyre dhe vendosi hetimin e çiftit në gjendje të lirë.

bpol nrw bundespolizei nimmt albaner mit 16 kilogramm kokain im wert von 678 000 euro auf der autoba

Artikulli paraprakBasha i bashkohet lëvizjes qytetare kundër shembjes së Teatrit, firmos peticionin
Artikulli tjetërBasha paralajmëron Ramën: Tërhiqu nga ligji për Teatrin, nesër të gjithë para Parlamentit kundër planit të grabitjes