Erling Braut Haaland është talenti i madh që po e çmend futbollin botëror, shkruan Gazeta Expess.
I lindur më 21 korrik 2000, por me personalitet super-fascinues.
“Cikloni norvegjez” ka shpërthyer këtë sezon në Champions League, ku i ka realizuar gjashtë gola në vetëm tri ndeshje.
Ky njëherësh është edhe një rekord i ri në histori të Ligës së Kampionëve.
Kundër Napolit në mesjavë ai ishte protagonist i një paraqitjeje fantastike: realizoi dy gola, por u shqua edhe me aftësitë e tij të rralla fizike dhe teknike.
Ai i ka realizuar 20 gola sezonalë në vetëm 13 ndeshje në fanellën e Salzburgut.
Emri i tij po qarkullon në “pazarin” e Evropës dhe klubet më të mëdha ia kanë vënë syrin.
Duke nisur nga Barcelona, për të kaluar tek Real Madridi, Manchester Unitedi, Liverpooli, Juventusi e Paris Saint-Germaini.