Cila është kostoja financiare e korrupsionit?

Prej mëse tre dekadash, Shqipëria po përballet me luftën kundër korrupsionit, një sëmundje e ngritur tashmë në sistem dhe që helmon çdo segment të shoqërisë dhe ekonomisë. Fatkeqësisht, ne përmendemi në të gjitha raportet e institucioneve vendase dhe ndërkombëtare për nivelin e lartë të korrupsionit, që shtrenjton dhe vështirëson jetën e të gjithëve, pa përjashtim.

Rreth dy javë më parë, kreu i SPAK, Altin Dumani u shpall kampion i antikorrupsionit nga Departamenti Amerikan i Shtetit, një mesazh i qartë i partnerit tonë kryesor ndërkombëtar se Shqipëria duhet të jetë e prerë dhe e ashpër në luftën kundër këtij fenomeni, që po mban peng zhvillimin e vendit.

Në një shoqëri moderne dhe konsumatore, gjithçka fillon dhe mbaron tek paraja. Por çfarë është korrupsioni në ekonomi?

Konsiderohet si një dukuri shkatërrimtare, që iu kundërvihet ligjshmërisë dhe parimeve të ekonomisë. Gjithashtu, përkthehet si një taksë e fshehtë për qytetarët dhe bizneset.

Por korrupsioni nuk është një koncept abrastrak. Ai ka një kosto financiare, e cila paguahet nga të gjithë dhe përfitohet nga një pakcië njërezisht në pushtet ose të lidhur me pushtetin. Sa i kushton buxhetit të shtetit dhe qytetarëve shqiptarë korrupsioni?

Qendra studimore Altax ka vlerësuar në një raport se kosto e korrupsionit përllogaritet në rreth 10% të shpenzimeve publike. Në vitin 2022, korrupsioni na ka kushtuar 515 milionë euro, ndërkohë që është rritur në 575 milionë euro vitin e kaluar, paralelisht me rritjen e shpenzimeve që ka bërë qeveria.

Shqipëria vazhdon të klasifikohet ndër vendet me nivelin më të lartë të korrupsionit në botë.

Në renditjen e Transparency International, me një klasifikim nga 0 në 100 pikë, ku 0 pikë kanë vendet shumë të korruptuara dhe 100 pikë ato më pak të korruptuara, vendi ynë është vlerësuar me 37 pikë, me një përmirësim thujase të papërfillshëm kundrejt vitit 2022. Ndërkohë që ka qëndruar brenda të njëjtës zonë pikësh që prej vitit 2023.

Edhe në nivel botëror, Shqipëria renditet ndër vendet më problematike përsa i përket korrupsionit, duke u renditur në vendin e 100, me një përmirësim të lehtë vitet e fundit.

Fondi Monetar Ndërkombëtar vlerëson se vendet që mbledhin më shumë të ardhura perceptohen si më pak të korruptuara.

Shqipëria është vendi i parafundit në rajon për mbledhjen e të ardhurave me vetëm 27.2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Ne lëmë pas vetëm Kosovën, ndërsa vendet me nivelin më të lartë të të ardhurave janë Serbia dhe Mali i Zi.

Korrupsioni konsiderohet si një gangrenë për të ardhmen e vendit, pasi ai gërryen të tashmen. Në ekonomi, impakti është i gjithëanshëm dhe me pasoja në të gjitha nivelet. Por si e ndikon korrupsioni ekonominë?

Le të shohim një skemë të thjeshtë. Një nivel i lartë korrupsioni con në një keqpërdorim të taksave të qytetarëve, duke bërë që fondet publike të mos shkojnë në sektorë bazë, si arsimi dhe shëndetësia, por në duart të caktuara. Rrjedhimisht, buxheti do të ketë gjithmonë nevojë për para dhe kjo do të cojë në rritje të nivelit të taksave, barrë që bizneset do ua shkarkojnë qytetarëve me rritje të cmimeve të produkteve dhe shërbimeve në treg, duke vënë në vështiresi pensionistët dhe konsumatorët.

E vetëdijshme për nivelin e lartë të korrupsionit, me pasoja për xhepat e qytetarëve, financat e biznesit dhe ekonomisë, qeveria është zotuar për luftë ndaj këtij fenomeni. Në 10 vitet e fundit janë zhvilluar disa konferenca antikorruposion, fajtorët kryesorë që helmojnë sistemin dhe e transmetojnë korrupsionin në nivelet më poshtë janë denoncuar publikisht gjithashtu, disa plane masash janë shpallur. Por korrupsioni vijon, thuajse njësoj i shëndetshëm dhe i paprekur.

Nën presionin e ndërkombëtarëve, duke parë shtrirjen e gjithanshme të korrupsionit, por edhe për të dëshmuar zotimin se qeveria e ka seriozisht me luftën kundër korrupsiponit, kryeministri Rama ndryshon strukturën e qeverisë dhe krijon në janar të këtij viti një ministri shteti për administratën publike dhe anti korrupsioninin, në krye të së cilës vendos Andea Pinderin.

Pak muaj më vonë, bëhet gati strategjia ndërsektoriale kundër korrupsionin 2024-2013, me masat sesi do të luftohet ky femonent. Lëvizje këto që ndodhin paralelisht me ofrimin e shërbimeve publike në mënyrë digitale, ose thënë ndryshe, online, për të minimizuar kontaktet direkte mes qytetarëve, biznesit dhe nëpunësve të shtetit.

Por a garantojnë këto masa luftën reale kundër korrupsionit dhe a mund të çojnë ato në një minimizim të korrupsionit në Shqipëri?

Çfarë sgjerojë ekspertët që qeveria nuk e ka bërë dhe që duhet ndërmarrë sa më shpejt, në mënyrë që ndikimi i korrupsionit në ekonominë dhe shoqërinë shqiptare të tkurret?

Ekonomia dhe paraja janë besim. Nëse ti beson tek tregu dhe sistemi ekonomik i vendit, konsumon dhe investon dhe rrjedhimisht, ekonomia zhvillohet. Korrupsioni është ai që grryen besimin dhe për pasojë, edhe të ardhmen e një vendi. Për A2 CNN, Aurora Sulce. (A2 Televizion)

Artikulli paraprakS’ka fonde, kujdesi shëndetësor në banesë për të moshuarit rrezikon të ndalet
Artikulli tjetërANALIZA: Kundërshtarët e Shqipërisë dhe bilanci i përballjeve për fushatën kualifikuese të Botërorit 2026