Cilat janë kushtet e Gjermanisë për Ramën?

Ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, Vlahutin deklaroi pak ditë më arë se raporti i Komisionit Europian rekomandon hapjen e negociatave me Shqipërinë pa vendosur kushte. Jo më larg se dje ambasadorja u pyet sërish nga deputeti Vasili, nëse ekzitojnë pesë kushtet e vendosura më parë për Shqipërinë apo ato kishin rënë? Ambasadorja ju përgjigj në mënyrë diplomatike duke refuzuar të pohojë atë që kishte deklaruar pak ditë më parë se nuk ka kushte për Shqipërinë.
Duket se gjërat kanë lëvizur nga dita në ditë dhe nga ora në orë.
Ndryshe nga sa kishte deklaruar ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, Vlahutin, Kancelarja gjermane, Merkel deklaroi  publikisht pas takimit me kreun e qeverisë Rama se Gjermani do të marrë vendimin për Shqipërinë në javët e ardhshme kur të shikojë nëse do të përmbushen kushtet e vendosura për fillimin e negociatave.
Cilat janë kushtet e Gjermanisë? Kjo nuk është deklaruar nga kancelarja Merkel në konferencën për shtyp. Për të kuptuar këto kushte duhet të deklarojnë deklaratat publike që kanë bërë zyrtarë të lartë gjermanë si ato të qeverisë ashtu dhe krerët e komisioneve në Bundestag. Deklaratat e tyre kanë qenë të prera, se negocitat do të happen vetëm në rast se Parlamenti lejon heqjen e imunitetit ndaj ish-ministrit të Brendshëm të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge. Duket se kjo është viza e kuqe që Gjermania i ka vendosur Ramës dhe Shqipëria rrezikon që të mbetet peng i kapjes së Ramës nga tahiri dhe trafiku i drogës.
Gjermania do të vendosë në ditët e ardhshme për vendimin që do të mbajë ndaj hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE-në në samitin e qershorit. Kështu është shprehur sot kancelarja gjermane gjatë takimit që zhvilloi me kryeministrin Edi Rama.
“Ekzistojnë disa kushte për fillimin e negociatave të pranimit. Shqipëria ka punuar tashmë shumë për disa gjëra. Në ditët në vijim do të krijojmë opinionin tonë përfundimtar, ndërsa do të diskutojmë edhe me kolegët tanë europianë. Më lejoni të them në mënyrë eksplicite se Shqipëria ka nisur projekte të rëndësishme reformash dhe se është bërë përparim. Një prej tyre është vlerësimi i disa qindra gjyqtarëve dhe prokurorëve. Kjo gjithashtu forcon sistemin ligjor në tërësinë dhe besueshmërinë e tij. Ne e dimë se tani kontrolli duhet të zgjerohet edhe në polici. Unë vetëm mund ta inkurajoj Kryeministrin të vazhdojë në këtë rrugë”, u shpreh Merkel.
Nga ana tjetër kryeministri Edi Rama uroi Merkelin për fitoren e zgjedhjeve, si dhe e falenderoi për mbështetjen që ajo i jep vendeve të rajonit, në veçanti Shqipërisë. Sipas Ramës Shqipëria e meriton çeljen e negociatave në qershor.
“Ne kemi bërë përparime të pabesueshme. Kur takuam në vitin 2014, folëm gjithashtu për të bërë një reformë themelore ligjore. Sot jam krenar të them këtu se Shqipëria ka kryer një reformë të thellë në fushën ligjore dhe gjyqësore, e cila është vlerësuar si e tillë nga Komisioni Evropian dhe si një model për të gjithë vende të tjera të Ballkanit Perëndimor. Pas rekomandimit të KE, unë shpresoj të kem mbështetjen e Gjermanisë dhe kancelares në qershor. Është shumë e qartë për ne se ky nuk është fundi. Ky është fundi i një faze dhe hapja e një faze tjetër. Ka shumë reforma, shumë sfida dhe shumë sakrifica që na presin, kështu që ne meritojmë të bëhemi anëtar i Bashkimit Evropian. Unë kam ardhur këtu për të përcjellë te kancelarja besimin tim se Shqipëria nuk duhet të humbasë kohë në pritje të hapjes së negociatave për anëtarësim për shkak se Shqipëria e meriton atë. Shumica për Shqipërinë thotë se jemi myslimanë. Por ne jemi një vend, ku të krishterët dhe myslimanët bashkëjetojnë me njëri tjetrin. Nga veriu në jug i Shqipërisë, ata kanë të njëjtën fe. Kjo fe është Europa”, është shprehur Rama.
Më herët gjatë vizitës në Gjermani, kryeministri Edi Rama u takua me presidentin e parlamentit, Ëolfgang Schäuble. Ndërkohë në një intervistë për Reuters, kryeministri shqiptar kërcënoi BE-në se nëse nuk hapen negociatat dhe vijohet me procesin e integrimit, Shqipëria është e rrezikuar nga ndërhyrjet ruse, por edhe nga radikalizmi islamik.

Exit mobile version