Përmes një statusi në Facebook, ish-kandidati i PD për bashkinë e Vlorës, Genc Deromemaj me anë të një postimi në Facebook ka komentuar qeverisjen e kryetarit të Bashkisë, Dritan Lelit.
Statusi i plotë i Deromemajt
Pasi bleu rezultatet negative të sondazhit të zhvilluar në Vlorë, Drejtori ende në detyrë i Bashkisë Leli, doli sot te televizioni i tij, për propagandën e rradhës! Foli shumë e nuk tha asgjë! Çdo gjë e krahasonte me 2015, si dikur krahasimet me vitin 1938, thua sikur nuk e kanë drejtuar Bashkinë Socialistët për 20 vjet rresht!
Edhe projektet abuzive me beton të qeverisë, i propagandoi si projekte, merita e iniciativa të tijat, ndërkohë që e vërteta është se asnjë projekt nuk është përgatitur nga bashkia!
E vërteta është se Lelin thjesht e kanë Keqpërdorur për të kontrolluar punimet e justifikuar abuzimet që bëjnë shefat e tij!
Foli për turizmin, por nuk tha se ku do t’i akomodoje milionat e turistëve, kur nuk ka as 3 mijë shtretër hotelerie!
Nuk ka as shërbim urban, që e falimentoi për paaftësinë e tij! Nuk ka as tragete! Nuk ka as ujë të pijshëm në shtëpitë e Vlonjatëve! Nuk ka as pika turistike, të cilat i ka lënë në mëshirë të fatit! Nuk ka edhe shumë kushte të tjera bazike! Vlora, nuk është vetëm Lungomare e Bulevardi Kryesor, Miliona Euro!
Drejtori Leli nuk foli për problemet që ka me Drejtësinë dhe Pengmarrjen Personale! Vlora nuk e Meriton më që të jetë eksperiment për Sektin e “Rilindjes”!