Cilin shtet do të bëjë Rama?

Enver Bytyçi

Ky është premtimi i vetëm i tij. Por çfarë shteti?
Drejtohuni memories:
1. Shtetin e shout!
2. Shtetin e fasadave!
3. Shtetin e kazinove!
4. Shtetin e kanabisit!
5. Shtetin e sistemit TIMS të prishur kur nga Shqipëria dalin kriminelët si Arben Frroku!
6. Shtetin e deputetëve kriminelë që me një të luajtur të syrit nga ana e Ramës dhunojnë në Parlament kolegët e tyre opozitarë!
7. Shtetin e Gestapos së OSHEE-së, me rreth 40 mijë të burgosur në një vit!
8. Shtetin e Eskobarit në liri!
9. Shtetin e koncesioneve për miqtë e tij!
10. Shtetin e korrupsionit të pakontrolluar!
11. Shtetin e pastrimit të parave!
12. Shtetin e spastrimeve politike!
13. Shtetin e shtabeve të propagandës, të emërtuar “PIAR”.
14. Shtetin e bunkerëve!
15. Shtetin e muzeve të nëntokës së miqve të tij të implikuar me mafien italiane!
16. Shtetin e plehrave!
17. Shtetin e Saimir Tahirit dhe Ilir Beqajt!
18. Shtetin e lobeve të universiteteve private!
19. Shtetin e investimeve diskriminuese!
20. Shtetin e favoreve për oligarkët e Rilindjes!
21. Shtetin e batutave!
22. Shtetin e diplomacisë së karficave ose të “bashkim-vëllazërimit” të kohës së Tito-Hoxhës!
23. Shtetin e avionëve dhe pistave të drogës!
24. Shtetin e Habilajve dhe makinës së drogës në pronësi të ministrit të Brendshëm!
25. Shtetin e Gjushëve të betonit e të dhunimit të trashëgimisë kulturore!
26. Shtetin e dhunimit të të drejtave të punëtorëve!
27. Shtetin e gjobave si mjet për gjoja ndërtimin e shkollave!
28. Shtetin e fyerjeve dhe diskriminimit krahinor!
29. Shtetin e lirimit të kriminelëve dhe kapove të bandave nga burgjet!
30. Shtetin e shpenzimeve qindra milionëshe për jetën e luksit të qeveritarëve!
31. Shtetin e dhunës mbi qytetarët e varfër që jetojnë me 45 euro në muaj ndihmë sociale!
32. Shtetin e tarifave të larta për studimet në universitetet publike!
33. Shtetin e dhunës kundër pushteteve të pavarura!
34. Shtetin e kapjes së mediave!
35. Shtetin e mashtrimeve pa kufi!
36. Shtetin e rritjes së çmimeve ose shtetin e çmimeve më të larta në rajon e në Europë!
37. Shtetin e pagave diskriminuese në të gjithë sektorët, sidomos për stafet akademike!
38. Shtetin e pensioneve qesharake, që nuk mjaftojnë as për ilaçet e të sëmurëve kronikë ose për pagesën e energjisë elektrike!
39. Shtetin e skandaleve të përditshme, vetëvrasjeve dhe krimeve makabre!
40. Shtetin e …. një mijë rekordeve të zeza! Kush ka vetëm pak memorie në këto katër vite, do të kuptojë se cili është shteti i Edi Ramës dhe cili është modeli i këtij shteti! Vetingu e reforma në drejtësi është maska!

Exit mobile version