Cilin Shullaz i dërgove Mitrojorgjit?

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka denoncuar presionin që i është bërë kryetarit të Shoqatës së Arkitektëve, Maks Mitrojorgjit.
“Cilin Shullaz dërgoi Edi Rama tek kryetari i Shoqatës së Arkitektëve, për ta detyruar të ndryshonte mendje, të mbështeste projektin e stadiumit?
Ndryshimi i qëndrimit të Mitrojorgjit, i cili fillimisht e kundërshtoi qendrën tregtare ‘Qemal Stafa’ me kullën brenda, ishte rezultat i kodit mafioz, i presionit të tmerrshëm që iu bë arkitektit të njohur.
Njësoj siç iu bë Konit e Kules. Po meqë Shullazi është në burg, kësaj radhe vetë Rama me gojën e me dorën e tij i ka vënë gjobë Mitrojorgjit. Me presion i zhvati një ‘pendesë’ atij dhe e nxori me vrap në publik.
Dhe këtë e bëri sepse projekti i kullës me stadium është klientelist, korruptiv, është me llogari të bëra e me hesape të ndara, s’mund të pengohet.
Ndaj iu mbyll goja Mitrojorgjit. Ndaj Mitrojorgji ndryshoi mendim. Mitrojorgji e pagoi gjobën e Ramës. Ku ndryshon ky i fundit nga Shullazi, kush mund ta thotë diferencën?”, shkruan Basha në Facebook.

Artikulli paraprakKulla me stadium, dorëhiqet kreu i arkitektëve pas presioneve
Artikulli tjetërDegradimi i Radiotelevizionit, Kryeredaktori i ZP bëhet Drejtor