Çim Peka nuk ia fal Agron Shehajt braktisjen e Berishës pas zbarkimit të SPAK, ja tallja e tij…

Deputeti Agron Shehaj i cili ishte ndër të parët që ju bashkua Sali Berishës në aksionin e tij “Foltore” pas shpalljes nongrata, pak ditë më parë deklaroi te Blendi Feviziu divorcin me lëvizjen politike “Rithemelimi”, duke pohuar se kishte dështuar në misionin për të cilin ata kishin besuar se u krijua.

Shehaj gjithashtu tregoi se për vendimin e tij kishte lajmëruar dhe biseduar edhe me Berishën.

Mjaft media e komentuan këtë largim si braktisje që deputeti Shehaj i bëri Berishës, menjëherë pasi atij ju shpallën akuzat nga SPAK dhë dhëndri Jamarbër Malltezi u arrestua.

Ndërkohë deri më sot nga mediet dhe analistët pranë Berishës ishte heshtur, duke lënë përshtypjen se divorci i Shehajt me Berishën nuk kishte shkaktuar ndonjë shqetësim të madh.

Por këtë perceptim e ka zhbërë këtë të shtunë, analisti dhe drejtuesi i Syri Tv, Çim Peka, i cili ka zgjedhur një meme poshtëruese, për t’i dërguar mesazh Shehajt për atë që bëri.

Peka ka postuar një fotomontazh ku mes refugjatëve afrikanë që “ka sjellë” Rama në Shëngjin, gjendet edhe Agron Shehaj me dy gishta lartë.

”Refugjatët e parë pas marrëveshjes Rama-Meloni, duke mësuar tekstin e kenges: Mora fjalë!”, është teksti i Pekës që shoqërin memen.

IMG 20231111 WA00192

Mesazhi duket se është i qartë: Refugjat e nise, refugjat e bitise pasi braktise edhe varkën e Rithemelimit!/ Faktor.al

Exit mobile version