Modeli që shihni në foto është modeli i “çimkës” së gjetur në paradhomën e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Burimet pranë Laboratorit të Policisë Shkencore bëjnë të ditur se pajisja është transmetues analog i zërit tek marrrësi në një distancë të caktuar nga vendi i vendosjes së çimkës. Për këtë fakt, prokurorët kanë kërkuar një eksperiment hetimor për të parë se sa është distanca që kjo pajisje transmeton zërin dhe perimetrin pranë vendit të vendosjes, si dhe për të ekzaminuar çimkën nga ekspertët, për të parë sa është koha që bateria e kësaj pajisje mban për të transmetuar zërin në një aparaturë marrëse e që vendoset disa metra nga vendndodhja e çimkës. Nga ana tjetër, mësohet se prokurori i çështjes Ardian Braho i ka caktuar disa detyra oficerëve të policisë, konkretisht sektorit të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave pranë Ministrisë së Brendshme, pasi ka qenë kjo drejtori, që ka dorëzuar kallëzimin në Prokurori më datë 20 maj, dy ditë pasi pajisja ishte gjetur nga sekretarja e ministrit, e vendosur pas grirëses së letrave që ndodhej në paradhomën e Saimir Tahirit. Burimet thonë se personi i vetëm i pyetur nga policia është sekretarja e ministrit, për kohën dhe momentin e gjetjes së saj, si dhe është kërkuar nga Prokuroria pyetja edhe e disa personave, që kanë akses në zyrën e ministrit e që janë pjesëtarë të ngushtë të kabinetit. Gjithashtu, mësohet se oficerët e policisë krahas hetimeve operative, po punojnë edhe me këqyrjen e kamerave të sigurisë së Ministrisë së Brendshme, e cila është vendosur prej kohësh në godinën e Gardës së Republikës. Nga ana tjetër, burimet thonë se sekretarja pas gjetjes së çimkës është alarmuar së bashku me stafin e ministrit, të cilët e kanë heq atë pa pritur ekspertët e laboratorit që të gjejnë valët e transmetuesit për të identifikuar vendndodhjen e marrësit të zërit të kësaj çimke. Por me heqjen e saj, burimet nga Prokuroria thonë se është shumë e vështirë për të konstatuar se sa është koha që ndodhej aty ajo çimkë, çfarë ka transmetuar dhe sa ka arritur të kapë zërin e komunikimeve të ministrit brenda zyrës së tij për të transmetuar te marrësi që dyshohet se mund të ketë qenë në një distancë të afërt me vendndodhjen e kësaj çimke.
Kryesore
Continue to the categoryBasha: Dënimi i Dakos fillim i mirë, por i pamjaftueshëm, duhet...
Kreu i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka reaguar për dënimin e ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako.
Në një postim në facebook, Basha e...