Cirku i Parlamentit transferohet në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Papa: Qytetarëve iu mohua e drejta e propozimeve konkrete për buxhetin

Duket se show-i Parlamentit është transferuar në Këshillin Bashkiak të Tiranës.

Në mbledhjen e rëndësishme të projekt-buxhetit, këshilltarët e Ilir Metës dhe të Sali Berishës kanë ndjekur të njëjtin skenar si deputetët e tyre në Parlament, duke mos diskutuar dhe dhënë propozime konkrete, por duke e kthyer mbledhjen në cirk.

Në një reagim në profilin e saj në rrjetin social facebook, profesoresha Enriketa Papa, përfaqësuese e Partisë Demokratike në këtë këshill, shprehet se “palët aleate inskenuan së duke e mbyllur dhe miratuar PBA 2024-2026 në më pak se dy minuta”.

“Show dhe cirku janë ngjarjet që kanë zëvendësuar angazhimin politik dhe institucional për t’ju përgjigjur problematikave të qytetarëve të Tiranës. Rekord i ri i inskenimit të ngritjes së kartonave dhe duartrokitjeve arrogante të shumicës, që ia kaloi dhe kohëzgjatjes së miratimit të buxhetit në Parlament.” – shprehet më tej përfaqësuesja e PD në Këshillin Bashkiak.

 

Më poshtë reagimi i plotë i anëtares së PD-së në Këshillin Bashkiak Tiranë, profesoreshës Enriketa Papa:

“I njejti skenar si ne parlament, u perdor sot ne Mbledhjen e Keshillit Bashkiak Tirane, ku palet aleate inskenuan sebashku, duke mbyllur dhe miratuar PBA 2024-2026 ne me pak se dy minuta. 

“Show dhe cirku” jane ngjarjet qe kane zevendesuar angazhimin politik dhe institucional per t’ju pergjigjur problematikave te qytetareve te Tiranes.

Rekord i ri i inskenimit te ngritjes se kartonave dhe duartrokitjeve arrogante te shumices, qe ia kaloi dhe kohezgjatjes se miratimit te buxhetit ne parlament.

Sot qytetareve te Tiranes ju mohua e drejta per te propozuar ndryshime konkrete ne PBA e 2024-2026.

Kete vendimarrje do e ankimojme duke ndjekur te gjitha hallkat institucionale.”

Exit mobile version